Lajme

Haradinaj dekoron me medalje komandantin e FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 13 December 2019

Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës ka ndarë medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu për komandantin e FSK-së, Rrahman Rama.

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit.

Haradinaj e dekoroi gjeneralin e FSK-së për shërbimin e tij të shkëlqyeshëm thuhet në njoftim.

-Advertisement-

“Mendoj dhe besoj që sot pas një viti mund t’i premtojmë qytetarëve të Kosovës, partnerëve tanë, që po shkojmë në hapa të sigurt dhe po i arrijmë objektivat e deklaruar në bazë të vendimit të deputetëve. Ne jemi në dinamikën e duhur dhe sigurt po ecim, dhe për këtë shpreh falënderim për ministrin Berisha, Ministrinë e Mbrojtjes, po ashtu gjithët oficerët komandues të të gjitha niveleve të prirë nga gjeneral Rama”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj.

Ndërsa komandanti i FSK-së tha se kjo medalje nuk është vetëm meritë e tij por e gjithë djemve dhe vajzave që i shërbejnë FSK-së.

“Falë angazhimit, përkushtimit, disiplinës dhe profesionalizimit të treguar ne jemi sot këtu. Është edhe një angazhim shtesë për gjithë FSK-në, që në të ardhmen t’i kryejmë detyrat dhe obligimet tona bazuar në mandatin dhe misionin e ri dhe ju siguroj se do të jemi të gatshëm në çdo kohë, në çdo moment për çfarëdo vështirësie që i paraqitet qytetarëve të vendit, por edhe jemi të gatshëm që të kontribuojmë në misione paqeruajtëse”, tha Rama./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera