Rama flet për taksën ndaj kosovarëve: Unë nuk jam tradhtar
Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 27 November 2019
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ju ka përgjigjur kritikave për taksën e vënë në Rrugën e Kombi, të cilë kosovarët duhet gjithsesi ta paguajnë kur shkojnë në Shqipëri.
Ai ka reaguar duke thënë se tarifa, që i paguhet biznesmenit Shefqet Kastrati, nuk është një tra për kosovarët, shkruan gazeta inFokus.
Për ata që e quajnë të tillë, Rama thotë se nuk e kuptojnë që pagimi i taksave është patriotizëm modern.
Të gjithë atyre që shfryjnë mllef e helm për “taksën” e Rrugës së Kombit, fjalët më poshtë po u përcjell:
• E para, është një gënjeshtër me bisht që u kërkohet “taksë” kalimi automjeteve që sjellin ndihma në Shqipëri! Zero! Kompania që investon në Rrugën e Kombit dhe garanton mirëmbajtjen e saj, e ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të kësaj “takse” për çdo automjet ndihmash.
Ky është fakti dhe gënjeshtra që ka marrë dhenë në rrjetet sociale është vetëm një gënjeshtër. Të cilën e përsërisin dhe e përhapin jo ata që sjellin ndihma, po ata që e kanë me të dëgjuar! Popujt thonë kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta ende s’ka veshur dot pantallonat☹️
• E dyta, tarifa e shërbimit (jo taksa, po tarifa e shërbimit për Rrugën e Kombit), nuk është një tra i vendosur për të penguar shqiptarët të vijnë nga Kosova a të shkojnë në Kosovë, siç predikojnë ata që s’e kanë mësuar akoma atë shprehjen kuptimplotë, që në paqe forma më e lartë e patriotizmit është të paguash taksat!
Jo, ajo tarifë është një kontribut i çdo përdoruesi të rrugës, për ta pasur rrugën që përdor sa më optimale dhe sot, nuk del dot dikush që i ka sytë në vend që të thotë se Rruga e Kombit, nuk është shumë më e sigurtë e më e mirëmbajtur, se sa përpara vendosjes së tarifës.
• Dhe e fundit, unë nuk isha hero kur e mbrojta pavarësinë e Kosovës në mes të Beogradit dhe ju më bëtë hero! As nuk jam tradhëtar sot, kur mbroj dhe do ta mbroj deri në fund, idenë e Shengenit Rajonal!
Jo, unë jam po ai, që as nuk fluturoj kur më bëjnë hero, as nuk ndalem kur më bëjnë tradhëtar, e i dal për zot fiks po njësoj, bindjeve e ideve të mia. Sepse nuk e kam marrë këtë detyrë për t’iu pëlqyer të gjithëve çdo ditë, po për t’u kujtuar me respekt nesër edhe nga ata që s’do më duan kurrë, kur ditët e mia në detyrë të kenë mbaruar; si një shqiptar kokëfortë që i shërbej me zemër vendit tim, që e mbroj të vërtetën time megjithë zemër dhe që di ta bëj këtë detyrë më mirë se të tjerët – deri kur të dalë natyrisht ndonjë tjetër, që s’e njohim akoma.
Kaq për këtë temë, se më duhet të zbres tani nga makina, për t’u kujdesur për sistemimin në hotel të disa familjeve të tjera fatkeqe.
Përqafime të gjithëve, edhe atyre që do vazhdojnë të më shajnë, sepse e di që kujtojnë vërtetë se kanë të drejtë, siç e di që do më japin të drejtë një ditë, kur koha të tregojë ashiqare se janë krejt gabim?
Të tjera
-
Kosova dhe Gjermania vulosin marrëveshjen, zotohen 90 milionë për punësim, energji dhe integrim
Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë 90 milionë euro. ...
-
Hysen Durmishi ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale për rrugën Prishtinë – Podujevë
Zëvendësmnistri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastr...
-
Dyshimet se abuzoi se*sualisht me familjaren, arrestohet ‘Valmir bossi’
‘Valmir bossi’ , i riu i njohur në rrjetin social 'Tik Tok' për videot e çudi...
-
Haxhiu thotë se Departamentit për Krime Lufte i nevojiten prokurorë shtesë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se që nga momenti që e ka p...
-
“Rrustë Llapi” s’e v*au serbin e arteve marciale, Stefanoviq: Emri im me atë të viktimës është përzier
Të dielën që shkoi një qytetar nga Podujeva i cili jeton në Dusseldorf të Gje...
-
Biznesmeni i arratisur, Knezheviq, ekstradohet në Mal të Zi nga Britania
Biznesemeni Dushko Knezheviq ka arritur në Mal të Zi dhe po shoqërohet në Gjy...
-
Abdixhiku: Ali Lajçi një ndër figurat më emblematike të lëvizjes kombëtare
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ...
-
Kurti takon zëvendëspresidentin e MCC-së, gjatë ditës ceremonia e firmosjes së ujdisë
Kryeministri Albin Kurti, priti në takim zëvendëspresidentin në Korporatën e ...
-
Osmani bënë homazhe në nderim të martirëve e dëshmorëve të UÇK-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Vërboc dhe Shtuticë, n...
-
Dëshmitari Abazi thotë se Thaçi ka qenë udhëheqës politik në UÇK, por nuk e ka takuar kurrë
Nuredin Abazi i cili është duke dëshmuar në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve t...
-
Osmani për Ilaz Kodrën: Gardian i lirisë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar në 25 vjetorin e rënies hero...
-
Gjermani: Shqiptari dyshohet se v*au serbin për një borxh prej 15 mijë eurosh
Një ngjarje e rëndë ndodhi të dielen në Dusseldorf të Gjermanisë. Një burr...