Griezmann: Një si Messi s’do ta shohim 40 vitet e ardhshme
Autori: Gazeta inFokus
10:49 | 25 November 2019
Antoine Griezmann ishte “ylli” për të cilin Barcelona nënshkroi verën e kaluar duke shpenzuar plot 100 milionë euro, por sulmuesi francez ende nuk ka arritur të performojë në nivelin e tij më të mirë, diçka që vetë lojtari e ka pranuar në një intervistë të gjerë në faqen e UEFA-s në frëngjisht.
Griezmann flet gjatë dhe për vështirësitë e përshtatjes së tij me Barçën si dhe nxjerr në pah marrëdhëniet me Suárezin dhe Messin. Ai e pranon se ka ende shumë për të mësuar.
Përvoja te Barcelona: Këtu do të mësoj diçka tjetër, natyrisht. Gjithçka dua ta vë në dispozicion të ekipit. Kam vërejtur gjithashtu një ndryshim në sezonin tim të dytë në Madrid.
Thashë me vete: Ky është lojtari që dua të jem. Mësova nga përvojat te Sociedadi dhe Atletico dhe kjo ishte ajo që më lejoi të bëhem kampion bote.
Dështimet në finalet e Championsit: Nuk e lashë Atléticon për të fituar Champions League ose për të fituar më shumë trofe.
Kam ardhur këtu për të mësuar një stil të ri të lojës, për të përqafuar një filozofi të re dhe të përpiqem t’i përmirësoj dhe mësoj gjërat në një nivel personal.
Zgjedhja e Barcelonës: Qëllimi ishte me të vërtetë të mësonim një stil të ri të lojës në një klub që e luan futbollin në një mënyrë tjetër. Doja të mësoja diçka të re, sepse nuk ka dyshim se Atletico mund të fitojë ligën spanjolle dhe UEFA Champions League në çdo kohë.
Elozhet për Messin: Ai është një lojtar që nuk do ta shohim më kurrë në 40 vitet e ardhshme. Ne mund të shijojmë futbollin e tij, qoftë si shokë e tij, si spektatorë apo si trajnerë, sepse ajo që bën me topin është e pabesueshme. Është kënaqësi ta shohësh atë të luajë ndërsa je në krah të tij.
Lidhja me Messin dhe Suarezin: Jam vërtet i trembur dhe kam probleme të flas me të tjerët. Nuk jam tipi i personit që do të fillojë bisedën, jam shumë i trembur. Unë, Luisi dhe Leo e njohim njëri-tjetrin, kemi darkuar së bashku dhe marrëdhënia jonë mund të përparojë vetëm me kalimin e kohës.

T� tjera
-
ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se vrasja e Arlind...
-
Peja në kujtim të Arlindës, letra e saj drejtuar institucioneve rikthehet në shesh
Peja është bërë bashkë mbrëmë në nderim të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragj...
-
Haxhiu për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takohet me krerët shtetërorë
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot, më 27 tetor, një ...
-
Specialja lejon publikimin me më pak redaktime të dëshmive të 10 dëshmitarëve në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Kuvendi me agjendë të ngjeshur, gjashtë komisione mblidhen gjatë ditës
Gjashtë komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje sot në Kuvend, ku në ren...
-
I jepet sot lamtumira e fundit Arlinda Zekajt
Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj të dielën në Vitomir...
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...































