Sport

Challandes flet para takimit me Çekinë: Ja çfarë do të kërkojë nga lojtarët

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 11 November 2019

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka folur para takimit me Çekinë – ku thekson se skuadra nuk duhet të ketë presion.

Tekniku zviceran beson se Kosova vetëm duhet të luajë lojën e tyre dhe të mos kenë presion – para këtyre ndeshjeve mjaft të rëndësishme.

“Është e rëndësishme të vazhdojmë të luajmë njëjtë, do të kërkojë nga lojtarët ta shfrytëzojnë rastin, pasi në fillim askush nuk mund ta besonte se në dy ndeshjet e fundit do ta mund ta arrinim kualifikimin.

-Advertisement-

Ne vetëm duhet të luajmë futboll, të luftojmë deri në fund.

Duhet të qëndrojmë të qete për këto takime”, tha fillimisht Challandes në konferencë për media.

“Nuk duhet të kemi presion, kjo nuk është ndeshja e jetës për Kosovën”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera