Lajme

Selim Morina flet për inFokus pasi mori ftesë nga Gjykata Speciale

Autori: Egzon Morina 22:08 | 10 November 2019

Selim Morina ish-zëvendës komandant i Bataljonit të Parë në Brigadën 125, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Morina në një prononcim për Gazetën inFokus ka pranuar se ka marrur ftesë nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar në cilësin e dëshmitarit.

“Po ua konfirmoj që jam i ftuar nga Gjykata Speciale, dhe jam i ftuar në cilsinë e dëshmitarit”.

-Advertisement-

Ai ka deklaruar se do të paraqitet në Hagë me 12 dhjetor në ora 9:00.

“Në Hagë do të paraqitem më 12 dhjetor në ora 9:00”, është shprehur Morina

LEXO EDHE: Specialja fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së

Po ashtu ish-zëvendës komandanti i Brigadës 125, ka thënë se mburret që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Mburrem që kam qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe po të ketë nevojë atdheu prap do t’i dal në ndihm tokave shqiptare”, ka thënë Selim Morina për Gazetën inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera