Kryeqyteti ka nevojë për më shumë semaforë
Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 04 November 2019
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kohë më parë ka paralajmëruar se në dy rrugë të kryeqytetit do të vendosen semaforë. Vlerësohet se semaforizimi i nevojshëm i rrugëve të Prishtinës do të rrisë sigurinë në komunikacion, prandaj njohësit e çështjeve të sigurisë dhe të trafikut kërkojnë më shumë sinjalizues në kryeqytet, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Dy palë semaforë do të vendosen këtyre ditëve në rrugët e Prishtinës.
Njëri prej tyre do të vendoset në dy kryqëzimet e rrugëve “Arbënor dhe Astrit Dehari”, ndërsa në kryqëzimin e rrugëve “Xheladin Rekaliu”, “Eqrem Çabej”, “Enver Maloku” e “Hajrullah Abdullahu” do të vendoset semafori tjetër.
Këtë njoftim ditë më parë e dha i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili bëri të ditur se këta semaforë do të vendosen me qëllim të parandalimit të aksidenteve, pasi në këto kryqëzime aksidentet janë të shpeshta.
Arsye tjetër sipas Ahmetit është edhe shkaktimi i tollovisë në komunikacion për shkak që këto rrugë janë më shumë të frekuentuara nga qytetarët.
“Këto ditë do të vendosen semaforë në kryqëzimin e rrugëve ‘Arbënor e Astrit Dehari’ dhe ‘Xheladin Rekaliu’, ‘Eqrem Çabej’, ‘Enver Maloku’ e ‘Hajrullah Abdullahu’, për shkak të qarkullimit të shtuar në drejtim të rrugës ‘Holger Pedersen’ makinat nuk i japin përparësi rrugës kryesore dhe shkaktojnë tollovi në komunikacion”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Të tjera
-
Hyn në fuqi rregullorja e re e “Pastrimit” të mbeturinave
Kryeshefi i “Pastrimit”, Petrit Reçica, ka njoftuar se ka hyrë në fuqi Rr...
-
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka hapur thirrjen për akreditimin e vëzhgues...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u vazhdohet paraburgimi
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për nga dy muaj të tjerë m...
-
KOSTT-i e Ministria e Rizvanollit për dy shtylla e lanë në terr qytetin e Ferizajt
Ka më shumë se një javë që qytetarët e Ferizajt kanë mbetur në terr e po përb...
-
“Denigrim, pabarazi, e dobët” – Ish-konsullja e Kosovës në Gjermani me akuza të rënda për Donika Gërvallën
“Ministre e dobët” e cila nuk ka interesim që ta përmirësoj politikën e jasht...
-
Alban Haziri shpallet “Sportisti i Vitit 2024” në Rahovec
Në një ceremoni festive të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Spo...
-
Aktori Krasniqi për anulimin e konkursit në Teatrin Kombëtar: Do t’i shkojmë deri në fund
Aktori kosovar, Valmir Krasniqi, ka reaguar pasi Ministria e Kulturës, Rinisë...
-
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë në zemrën time
Ambasadori në largim i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, iu bashkua sot presi...
-
Lumturije Vuçetaj emërohet Kryeprokurore e Prokurorisë Themelore të Pejës
Lumturije Vuçetaj ka marrë shtatë vota për t’u emëruar Kryeprokurore e Prokur...
-
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK
Pas përfundimit dhe inaugurimit të sporteleve në Radiologji dhe në Biokimi në...
-
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuuan edhe këngëtarët e gastronomia
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka bërë të ditur...
-
Aeroporti “Adem Jashari” regjistroi katër milionë pasagjerë, Kurti arsye e sheh liberalizimin e vizave
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” sot i ka regjistruar katër...