Alarmante: Mjekët po largohen në heshtje nga Kosova
Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 03 November 2019
Numëri i mjekëve dhe infermierëve të cilët po largohën nga Kosova mbetet ende një problem shqetësues.
Që gjendja në shendetësi do të përmisohet, përfaqësuesve të punonjësve shëndetësore po iu duket e pa besushme, shkruan Gazeta inFokus.
E për tu plotësuar premtimet e politikanëve për shërbime efikas karshi nevojat e qytetarëve të Kosovës sistemi shëndetësore i duhen edhe 5 mijë mjekë e infermerë.
Këtë e thotë edhe Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), Blerim Syla, në një intervistë për Ekonominë Online.
Ai thotë se një dëshirë e tillë do të mbetet vetëm një ëndërr e parealizuar, teksa alarmon se mjekët dhe infermierët kosovarë po largohen në heshtje nga Kosovë drejt Gjermanisë, e vendeve të tjera të Evropës.
“Për me i dhënë një shërbim çfarë po thonë politikanët tonë popullit na duhen edhe 5 mijë punëtorë, që ëndërr ka me qenë, sepse ju po e shihni që as nuk po duan me punësuar. Nevojat e Gjermanisë e shteteve të Evropës janë në rritje e sipër sepse atje kemi trend të plakjes dhe nuk kemi profesionistë shëndetësorë të mirëfilltë dhe këtu nuk kemi çfarë të fshehim. Nëse Gjermania brenda vitit kërkon afër 120 mijë punëtorë shëndetësorë duke përfshirë mjekë, infermierë sidomos për përkujdesje për pleq, ata kanë gjetur një teren shumë të përshtatshëm që quhet Kosovë dhe Shqipëri. Shqipëria veç është duke u zbrazur, ky fenomen veç ka filluar edhe në Kosovë. Vetëm përreth janë 2, 3 agjencione të cilat i rekrutojnë këta njerëz të ri të cilët ne i shkollojmë dhe shkojnë atje dhe i shërbejnë atyre, paguajmë tatime për ta”, thotë ai.
Kreu i FSShK-së, thotë se në bazë të një studimi të realizuar vitin e kaluar del se 75 për qind e studentëve të mjekësisë, janë shprehur se pas përfundimit të studimeve do të largohen nga Kosova.
Kjo sipas tij është shqetësuese, pasi që po investohet shumë në shkollimin e rinisë dhe më pas shteti po dështon t’u krijojë kushte për punësim.
“Vitin e kaluar e kemi bërë një studim dhe i kemi pyetur edhe studentët 75 % e studentëve kanë thënë ‘PO’, ne po e kryejmë fakultetin e mjekësisë që të dalim jashtë, asnjëri edhe pse ne i shkollojmë këtu nuk mendon të qëndrojë, dhe këto janë për shkak të politikave të gabuara e që edhe një deklaratë e tillë ka me i nxit tash jo vetëm mjekët e rinj sepse nuk e shohin perspektivën. Duhet të mendohet mirë kur flitet për shëndetësi si do ta ndalim këtë rrugë, sepse normalisht që Evropa i pret me krah hapur, nëse i ke shkollua ke shpenzua si shtet si familje. Po rrezikojmë shumë si Bullgaria, si Rumania si Serbia tash, si Shqipëria. Mirëpo këtu ende është duke shkuar në heshtje sepse nuk kemi marrëdhënie të mirëfillta ndërshtetërore dhe kompanitë kanë filluar me ardhur duke i rekrutuar infermierët”, thotë ai.
Syla ka disa kërkesa për qeverinë e re që pritet të formohet nga Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Thotë se ato që i premtuan në fushatë zgjedhore duhet t’i realizojnë.
Ndërsa i këshillon që të lënë asfaltin anash dhe të investojnë në shëndetësi.
“Kërkesat janë të qarta duhet të mbahen premtimet të cilat janë dhënë para elektoratit. Kjo do të thotë rritja e buxhetit, federata insiston dhe kërkon që buxheti të rrihet, LDK ka kërkuar 200 milionë, mirëpo le të i ikin asfaltit dhe të investojnë në shëndetësi. E dyta të rritet mirëqenia e punëtorëve shëndetësorë, këtu nuk kemi as siguri as shëndet në atë vend të punës. E treta sistematizimi i vendeve të punës dhe depolitizimi, kemi vende ku nuk kemi mjek ne duhet të i sistemojmë ata mjek, sa ma shpejt të rregullohet furnizimi dhe të ndryshohet sistemi i prokurimit në shëndetësi, kemi një udhëzim administrativ për nivelizim dhe atë duhet me shfrytëzua”.
“Kjo qeveri duhet me u marr edhe me specializime, që 3 vite nuk ka pasur specializime të jepen ato specializime ku kemi nevojë sepse kemi mangësi enorme, dhe e fundit që mjekët stomatologët të punësohen. Sa i përket infermierëve duhet të bisedohet me Ministrinë e Arsimit. Kemi një problem këtu kemi shumë kolegje private të cilat po prodhojnë shumë infermierë dhe tregu nuk po i përballon. Qeveria e ardhshme ka shumë detyra të cilat do të ia paraqes në mënyrë shumë të thuktë, nëse dëshirojnë do të bashkëpunojmë si me të gjithë nëse jo normalisht sindikata është për sy kritik”, thotë ai.
Edhe pse të gjitha qeveritë e mëparshme premtuan sigurime shëndetësore, Syla më në fund thotë se i mbetet kësaj qeverie që të finalizojë këtë proces të nisur vite më parë.
“Pres shumë nga qeveria në ardhje që ta marr atë draft ta rishqyrtojë t’i mbledh komisionit dhe sa ma shpejt ta procedoj në parlamentin e ri të të Republikës së Kosovës. Mekanizmat që i kam kritiku vazhdimisht, kemi arrit me i zbut është sistemi informativ që diçka është bërë, është lista e barnave është çmimorja dhe lista shërbimeve, këto komponentë e ruajnë paranë nëse përshpejtohet me këto punë dhe implementohet pilot projekti atëherë unë shpresoj që brenda 1 vit e gjysmë do të fillohet me implementimin e tyre. Krahas kësaj duhet të investohet në aparaturë në sistemin publik që të jemi konkurrent në treg”, përfundon ai./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...