Lajme

Mustafa e Osmani takojnë Doris Packun, flasin për qeverinë e re e koalicionin me VV’në

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 01 November 2019

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, është takuar me sot me kryetaren e grupit të grave të Partisë Popullore Evropiane, Doris Pack, me të cilën kanë diskutuar për zgjedhjet e 6 tetorit, përpjekjet për koalicion me Vetëvendosjen dhe për prioritetet e qeverisë së re që pritet të formohet pas certifikimit të zgjedhjeve.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga zyra për shtyp e LDK’së.

Në takim ka qenë edhe nënkryetarja e LDK’së dhe kandidatja për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani, dhe ish-deputeti Ismet Beqiri.

-Advertisement-

“Kryetari Mustafa njoftoi znj. Pack për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës. LDK-ja, në Qeverinë e ardhshme, do të prioritizojë funksionalizimin e shtetit ligjor, arsimit, shëndetësisë, integrimeve evropiane si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Poashtu, kryetari Mustafa, duke falënderuar znj. Pack për përkrahjen e EPP-së, CDU-së dhe Gjermanisë ndaj Kosovës në të gjitha sferat, potencoi domosdoshmërinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi drejt proceseve integruese në institucionet euroatlantike”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera