Lajme

Thaçi tregon çka biseduan në takimin e mbyllur me Palmer

Autori: Halil Berisha 14:55 | 01 November 2019

Takimi në mes të përfaqësuesit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar.

Pas këtij takimi në presidencë, Thaçi ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Kjo, me theks të veçantë për zgjedhjet e 6 tetorit dhe nevojën e themelimit të institucioneve, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

E shefi i shtetit, gjithashtu ka thënë që institucionet e dala nga zgjedhjet do kenë prioritet zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe të ardhmen euroatlantike të vendit.

”Diskutuam për zhvillimin e fundit në Kosovë, me theks të veçantë pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit për nevojën e shpejtë të themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës që do të angazhoheshin në një prioritet shtesë për zhvillimin ekonomik për rend dhe ligj, për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, për reformat demokratike dhe në të njëjtën kohë për një angazhim maksimal për të gjitha zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në një të ardhme të sigurte për të qenë pjesë e NATO-së dhe e Bashkimit Evropian. Kosova është në rrugë të drejtë. Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së”, deklaroi Thaçi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera