Lajme

Apeli kthen në rigjykim Sokol Bashotën

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 31 October 2019

Fillimisht më 29 maj të këtij viti S.B dhe E.B u dënuan me burgim me kusht për 6 muaj dhe gjobë prej 1000 eurosh.

Ky dënim u shqiptua nga Gjykata Themelore e Pejës për veprën penale “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave e dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Por, Gjykata e Apelit nuk po pajtohet me këtë vendim ndaj Sokol Bashotës, ish kryetarit të Klinës nga PDK, shkruan gazeta inFokus/

-Advertisement-

Andaj këtë çështje e ka kthyer në rigjykim, pas ankesave të mbrojtësve të akuzuar.

Kjo thuhet se erdhi pasi ka ardhur në përfundim se aktgjykimi është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, pasi që aktgjykimi është në kundërshtim me arsyetimin.

E gjykata nuk ka dhënë arsyet për faktet vendimtare e ato që janë dhënë janë të paqarta e të pamjaftueshme për të vërtetuar gjendjen faktike, theksohet në kumtesë./Gazeta inFokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy