Britania e Madhe fillon projektin në Kosovë, qëllim ka drejtësinë në vend
Autori: Halil Berisha
13:37 | 30 October 2019
Ambassada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka nisur një projekt për forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Kështu, me anë të një memorandumi me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, u tha që kjo do të fuqizoj sistemin në aspektin e rekrutimeve, avancimeve, emërimin e stafit udhëheqës tëgjyqtarëve si dhe vlerësimin e performancës.
E ambasadori Nicholas Abott, tha që ky projekt dëshmon angazhimin e vendit të tij për një sistem të pavarur të drejtësisë në Kosovë.
E për të arritur këtë, ai thotë qe duhet të kihet parasysh meritokracia e transparenca brenda sistemit gjyqësor, shkruan gazeta inFokus..
“Çdo shtet demokratik dhe funksional ka për bazë dhe shtyllë kryesore sundimin e ligjit në përgjithësi dhe një sistem të pavarur gjyqësor në veçanti. Shteti im ka interes të mbështesë në këtë rrugëtim. Kjo do të mundësonte që pas 20 vjetësh investitorët tanë të mos hezitojnë të vijnë të investojnë në Kosovë. Si e tillë, kjo paraqet interes reciprok për të cilin ne kemi gatishmëri. Për të arritur te një sistem gjyqësor i pavarur, i paanshme transparent dhe llogaridhënës. Ne vlerësojmë se janë tri çështje që duhet të bëhen në mënyrën e duhur. E para rekrutimet, e dyta emërimet e stafit udhëheqës dhe kryetarët e gjykatave dhe e treta vlerësimet e performacës. Që të tri proceset duhet të kenë për bazë meritokracinë dhe vlerësimin e transparencës. Projekti ka për qëllim që të sigurojë dhe të mbështesë Këshillin Gjyqësor të Kosovës pikërisht në këtë tri procese”, tha ambasadori Abott.
Ndërsa, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj, tha që ai do të siguroj llogaridhënie e transparencë brenda sistemit gjyqësor, derisa tregoi edhe për disa reforma që po ndërmirren.
“Aspekti i sistemit të drejtësisë përfshirë sistemin gjyqësor ka pas progres kohëve të fundit. Padyshim që kontribut të rëndësishëm kanë dhënë partnerët tanë që bashkëpunojmë fuqishëm përfshirë Mbretërinë e Bashkuar por edhe agjencinë që e nënshkruajmë memorandumin sot. Në rrjedhën e këtyre proceseve jemi në procesin e ndërmarrjes së reformave që përfshijnë aspektin e brendshëm legjislativ, planifikimin për infrastrukturën e re të gjykatave në nivel nacional. Funksionalizimin e departamentit special, procedurën disiplinore, vlerësimin e performancës së gjyqtareve, rekrutimin e gjyqtarëve dhe stafit mbështetës dhe qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është fuqizimi i mekanizmit të kontrollit transparencës brenda gjykatave dhe KGJK-së”, tha ai.
E drejtori i projektit, Stive Pitts, dha edhe detaje për projektin në fjalë, duke thëë që gjatë katër muajve të fundit kanë mbeldhur informacione mbi sistemin gjyqësor, në emërimet, avancimet, llogaridhënien e transparencën.
“Dhe ju si këshill, anëtarët e këshillit nuk mund ta shpërfillni dëshirën e palëve tjera të interesit pa pasur edhe pasoja. Njihet gjerësisht se më shumë mund të bëhet për të ndërtuar besimin e publikut dhe të komunitetit ndërkombëtar në integritetin, transparencën dhe llogaridhënien e sistemit gjyqësor. Dhe ne besojmë se qasja jonë do t’ia arrijë këtë”, u shpreh ai.
Këtë projekt, Ambasada Britanike në Prishtinë po e realizon përmes partnerëve të saj implementues, sikur, Axiom International dhe Agjencia Limited, e në bashkëpunim edhe me Këshillin Gjyqësor të Kosovës./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































