Sport

Jo vetëm Eriksen, Juve kërkon edhe Son nga Tottenham

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 29 October 2019

Drejtues të Juventus ishin të pranishëm në sfidën e kësaj fundjave të luajtur në “Anfield Road” mes Liverpool e Tottenham.

Qëllimi kryesor i tyre ishte vëzhgimi nga afër i dy lojtarëve të “Spursave”, Christian Eriksen, të cilit i mbaron kontrata në qershor 2020 si dhe Son Heung-min.

Koreano-jugori ëshë pjesë e listës së dëshirave të klubit bardhezi, të cilët me afrimin e tij përveç se synojnë rritjen e cilësive teknike në repartin e sulmit, kërkojnë që të zgjerojnë edhe impaktin e markës në tregun aziatik, ku Son shikohet si një nga lojtarët më të mirë në Lindjen e Largët.

-Advertisement-

27-vjeçari prej 5 sezonesh është pjesë e klubit nga Londra, por një ofertë e mirë e bardhezinjëve ndoshta mund ta bindë atë të ndryshojë ambient.

Vetëm pak kohë më parë, agjenti i koreano-jugorit deklaroi se transferimi në Serie A do të ishte një destinacion i preferuar për sulmuesin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera