Shqiptarët, më dembelët e Evropës, 80% nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik
Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 23 October 2019
Për të vlerësuar nivelin e ushtrimeve aerobike gjatë një jave të zakonshme, të anketuarit shqiptarë u pyetën: Në një javë normale, a bëni aktivitete të tilla si ecja, biçikleta, joga, ose gjëra të tjera që shtojnë ritmin e frymëmarrjes dhe rrahjeve të zemrës?
Në total, vetëm 12% e femrave nga 15-49 vjeçe raportuan se bënin një formë ushtrimesh aerobike 5-7 herë në javë, 4% i bëjnë 3 ose 4 herë në javë, 3% e tyre një ose 2 herë në javë dhe 82% nuk bëjnë asnjë lloj ushtrimi aerobik.
Midis meshkujve të të njëjtës grupmoshë, 11% ushtrohen 5 deri në 7 herë në javë, 7% ushtrohen 1 deri 4 herë në javë dhe 76% nuk bëjnë asnjë lloj ushtrimi aerobik. Anketimi u krye nga Instat, për llogari të Institutit të Shëndetit Publik.
79.6% e grave në qytet dhe 84% e atyre në fshat në Shqipëri nuk bëjnë asnjë ushtrim aerobik në javë, sipas INSTAT.
Te burrat, kjo përqindje është pak më e ulët, por mbetet gjithsesi më e larta në Europë. 74% e burrave në zonën urbane dhe 78% në atë rurale, nuk ushtrojnë asnjë aktivitet fizik gjatë javës.
Sipas grupmoshave, më aktivët janë të rinjtë, ku 73% e femrave nga 15 në 19 vjeç, nuk bëjnë aktivitet fizik, kundrejt 85% të moshës 30-34 vjeç.
Tek meshkujt, sërish mosha 15-19 vjeç janë më aktivet (edhe për faktin që bëjnë fiskulturë në shkollë), me 63% që nuk bëjnë aktivitet, përkundrejt më dembelëve po të grupmoshës 30-34 vjeç.
Sipas shpeshtësisë, nga femrat, m ëtë fiksuara janë 15-19 vjeçaret, 16% e të cilave bëjnë aktivitet 5-7 herë në javë. Ndërsa nga meshkujt janë 40-44 vjeçarët, 13.5% e të cilëve bëjnë aktivitet fizik 5-7 herë në javë, raporton “Monitor”.
Sipas qyteteve, më dembelët janë meshkujt durrsakë, 94.6% e të cilëve nuk praktikojnë asnjë ushtrim gjatë javës. Më aktivët janë tiransit (61.9%), madje rreth 18% e tyre ushtrohen 5-7 herë në javë.
Nga femrat, sërish kryeson Tirana, që ka përqindjen më të ulët të vajzave e grave që nuk bëjnë aktivitet, me 71.9% të totalit (gati 19% e tyre ushtrohen 5-7 herë në javë, më e larta në rang republike), ndërsa me dembelet janë sërish durrsaket, me 96% të tyre që rezultojnë që nuk kryejnë asnjë ushtrim fizik gjatë javës.
Sipas raportit të ISHP-, kryerja e rregullt e ushtrimeve jep efekte të dobishme për zemrën, si dhe për tërë trupin. Provat akumuluese sugjerojnë që madhësia e këtyre përfitimeve rritet proporcionalisht me intensitetin e ushtrimit individual, dhe ka rezultuar që kryerja e rregullt e ushtrimeve mund të zvogëlojë mosfunksionimin e vetë zemrës dhe, të paktën pjesërisht, të rivendosë aftësinë e tij për të funksionuar në mënyrë efektive si pompë.
Në mënyrë të ngjashme, literatura sugjeron se veprimtaria ushtrimore dhe fizike ka efekte të dobishme për shëndetin mendor. Rrjedhimisht aktiviteti fizik ndikon pozitivisht dhe në produktivitetin dhe rendimentin në punë.
Të tjera
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...