Sport

Casemiro, lojtari që ka luajtur më së shumti nën urdhrat e Zidane këtë sezon

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 22 October 2019

Lojtari i cili ka luajtur më së shumti në fanellën e Real Madridit këtë sezon është mesfushori Casemiro.

Zidane gjatë këtij sezoni ka bërë shumë ndryshime pasi ka vendosur në formacionin e parë lojtarë të ndryshëm, gjë ka bërë të këtë shumë kritika.

Mirëpo, nën urdhrat e tij braziliani ka luajtur 960 minuta në 11 ndeshje të zhvilluara, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Gjatë këtij sezoni Casemiro ka humbur vetëm gjysëm ore në ndeshjen ndaj Levantes.

Në katër sezonet e fundit vetëm dy lojtarë kanë luajtur më shumë. Gjatë kohës kur ishte në krye Benitez, Cristiano Ronaldo dhe Keylor Navas kanë luajtur 900 minuta.

Në këtë sezon pas Casemiros, janë Benzema (881 minuta), Ramos (870 minuta), Kross (836 minuta) dhe Varane (810 minuta).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera