Ekskluzive/Gazetari italian: Si arritëm në kampin e ISIS. Me ambasadorin…
Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 21 October 2019
Emisioni investigativ ‘Le Iene’ në “Italia 1” pak ditë më parë i kushtoi një reportazh shqiptarit Afrim Berisha që arriti të gjeje pas 5 vjetësh djalin e tij të zhdukur në Siri.
Në moshën 6-vjeçare, Alvin mbërriti në Siri, pasi nëna e tij e la bashkëshortin dhe dy fëmijë të tjerë të saj në Itali, ku jetonin si emigrantë dhe iu bashkua grupit terrorist të Shtetit Islamik.
Gazetari italian Luigi Pelza thotë se për të kthyer Alvin pranë familjes duhej prezenca e autoriteteve shqiptare, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga kryeministri Rama. Sipas kreut të qeverisë shqiptare çështja është e komplikuar dhe nuk varet nga ambasada jonë në Turqi.
Për emisionin Opinion, ka dhënë një intervistë ekskluzive gazetari italian Osvaldo Verri, realizues i reportazhit se bashku me Luigi Pelazza dhe Taulant Kopliku. Ja çfarë thotë ai:
Osvaldo Verri: Kam qenë në Siri për reportazhe të tjerë, por në Kampin Al Hol ishte hera e parë që shkoja. Ishte e vështirë derisa mbërritëm. Ne menduam se do të kishim ndihmën e organizatave që janë atje, mbështeteshim tek ushtarakët, ambasadorët, por askush nuk na ndihmoi. Në fund, ata që e vunë dorën në zemër dhen u prekën nga babai e vendosën të na nduihmonin ishin kurdët që na lejuan të hyjmë në kamp me një pritje shumë të reduktuar krahasuar me normën e televizioneve, që presin nga 3 ditë në një javë, ne hymë për një ditë, duke patur një baba të dëshpëruar.
Osvaldo Verri: Të hyje në atë kamp është e vështirë dhe e rrezikshme, sepse kishte gra dhe fëmijë që janë familje të luftëtarëve të ISIS. TË qëndroje brenda tendave për pak kohë, duhet të bije dakord me kurdët sirianë, tu thojë çfarë doje të bëje dhe ata të shoqëronin. Përqendrimi ynë ishte tek Alvin, ndaj u përqendruam pak në histori të tjera dhe raste të tjera. Pamë shumë fëmijë dhe na thanë që në një pjesë të kampit kishte familje shqiptare fëmijë shqiptarë, por nuk arritëm të shkonim. Kampi ishte shumë i madh. Por pamë fëmijë në kushte shumë të këqija, pisllëk, dhe unë që jam baba më dhemb zemra.
Osvaldo Verri: Ne i provuam të gjitha mënyrat për të marr Alvinin dhe për ta kthyer tek i ati. Ka procedura që në atë terren lufte ka interesa ndërkombëtare, ndaj ka vëmendje nga e gjithë bota mbi fatin e njerëzve që janë në atë kamp. Kurdët, ata që drejtojnë kampin na thanë se në asnjë mënyrë nuk mund ta mbanin atje babain që donte të rrinte atje, pasi atje çdo ditë vriteshin njerëz nga ish luftëtarët e ISIS. Por nuk mund ta jepnin fëmijën, pasi kishte procedurë fikse, që për të marr një fëmijë i lindur në Itali dhe rritur Itali, por kishte pasaportë shqiptare duhej një figurë e një përfaqësuesi nga shtetit shqiptar. Pa këtë figurë nuk e jepnin fëmijën. Na thanë se raste të ngjashme ka patur. Na treguan se nëna daneze me fëmijë danezë, që s’kishin asnjë lidhje me ISIS dhe donin të ktheheshin. Ata janë kthyer me një funksionar të qeverisë daneze dhe në 10 minuta kanë marr fëmijën. Ne këtë mundësi nuk e patën, provuam edhe me ambasadorin shqiptar, por patëm premtime dhe deri më sot fëmija është atje.
Osvaldo Verri: Shkuam përpara ndërhyrjes turke. Ne nuk patëm asnjë problem. Me ne të gjithë ishin të sjellshëm, fjetëm në hotel, shkuam për darkë në restorant. Të varfër sigurisht, por nuk patëm probleme me askënd. Sigurisht që kishte kontrolle në rrugë që të shihnin kush je e çfarë bën, por nuk patëm probleme. Të vetmet që ishin pak më ndryshe ishin gratë e ISIS brenda kampit. Kur ishim atje shkëmbyem pak batuta me gratë e veshura me të zeza atje që na thanë se kanë frikë atje, ka dhunë, ka njerëz që u vënë flakën tendeave. Dhe tani që kurdët nuk kanë më kontroll mendoj se është shumë më e rrezikshme. Për fëmijët mendoj se është edhe më e rrezikshme. Të vjen vërtet të qash. / Opinion.al
Të tjera
-
Tregu i përbashkët europian, 1 miliard euro drejt Shqipërisë
Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bas...
-
“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit
Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,...
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...
-
I akuzon për vjedhje të pronave, Lista Serbe bën thirrje për arrestimin e Vokrrit, Hetemit e Radomiroviqit
Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendë...
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...