Wayne Rooney e mbyll përvojën në MLS
Autori: Gazeta inFokus
09:22 | 21 October 2019
Wayne Rooney përfundoi karrierën në Major League Soccer, pasi ekipi i tij DC United u mund 5-1, pas kohës shtesë, në Kanada, nga Toronto. Rooney, që ditën e enjte do të festojë 34-vjetorin, luajti për plot 105′, megjithatë për të dytin vit radhazi “franchise” nga kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara dështoi për t’u kualifikuar për në fazën gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes.
Ish-kapiteni dhe njëherësh edhe golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester United është konsideruar si një ndër futbollistët më të rëndësishëm të ekipit nga Washingtoni, madje sulmuesi nga Merseyside e mbylli sezonin e rregullt si golashënuesi më i mirë i skuadrës. Wayne Rooney shënoi 11 gola gjithsej në këtë edicion, 4 prej të cilëve me 11-metërsh, por sidoqoftë shumë prapa ish-shokut të tij te “Djajtë e Kuq”, Zlatan Ibrahimovic, që me fanellën e ekipit kalifornian LA Galaxy e përfundoi “regular season”-in në kuotën e 30 golave, në një kohë kur golashënuesi më i mirë i sezonit të rregullt u shpall pikërisht kapiteni i “franchise”-t tjetër të Los Angeles-it, ish-lojtari i Arsenalit, meksikani Carlos Vela, me plot 34 gola.
Ish-kapiteni i përfaqësueses angleze, që me fanellën e “Tre Luanëve” në harkun e 16 vjetëve ka shënuar 53 gola në 120 ndeshje gjithsej, luajti në këtë mënyrë ndeshjen e tij të fundit në MLS. Në vitin 2018 Wayne Rooney fillimisht firmosi një kontratë për tre vite e gjysmë dhe mori numrin 9 te DC United, megjithatë në ditët e para të muajit gusht sulmuesi arriti marrëveshjen me drejtuesit e ekipit kryeqytetas për t’u larguar dy vjet më herët nga ç’ishte parashikuar në kontratë, për t’u emëruar në muajin janar si trajner – lojtar në radhët e klubit nga Championshipi, Derby County, duke e mbyllur kështu aventurën e tij në Amerikën e Veriut pas vetëm 18 muajve.
Në fund të takimit, trajneri Ben Olsen deklaroi se Rooney ka dhënë një ndihmesë të madhe për klubin, sidoqoftë, sa i përket ndeshjes, pavarësisht golit të barazimit të shënuar në 93′ nga sulmuesi i ri argjentinas, Lucas Rodriguez, DC United pësoi katër gola që në shtesën e parë, duke u larguar nga Ontario me disfatën e rëndë 5-1, ndërsa vitin e kaluar “franchise” nga Washingtoni u eliminua po në të njëjtën fazë nga Columbus Crew, për më tepër brenda në kryeqytet pas gjuajtjes së 11-metërshave.

T� tjera
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...

































