Lajme

Challandes i kënaqur me lojën, por e ka një kritikë për ekipin e tij

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 14 October 2019

Kosova mori një fitore shumë të rëndësishme sot ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020

“Dardanët” triumfuan 2:0 falë golave të Amir Rrahmanit e Vedat Muriqi.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është shprehur i lumtur me lojën e skuadrës së tij.

-Advertisement-

“Jam shumë i lumtur me këtë lojë. Topi ka lëvizur shpejtë, presingu ka qenë i mirëfilltë”, tha Challandes.

Ndërkohë, ai ka qenë paksa kritik në efikasitetin e ekipit të tij, duke thënë se pavarësisht shumë rasteve të krijuara, realizuan vetëm dy gola.

“Por, vetëm një gjë është se kemi pasur shumë raste, kurse kemi realizuar vetëm dy gola”, shtoi zvicerani

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera