Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi temë diskutimi në kryeqytetin serb

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 14 October 2019

Normalizimi i marrëdhënieve dhe arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë temë diskutimi këtë javë në Forumin për Siguri në Beograd (BSF), ku pjesëmarrës do të jetë dhe emisari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer.

Edicionet e kaluara kanë qenë ftuar zyrtarë, deputetë të parlamenteve nga Kosova e Serbia, për të folur rreth dialogut dhe normalizimit. Por sivjet organizatori ka vendosur të mos i ftojë ata, shkruan sot Koha Ditore. Drejtori i Programit në BSF, Marko Savkoviq, ka dhënë një shpjegim për këtë.

“Këtë vit rreth e rrotull ne nuk kemi ftuar asnjë nga zyrtarët e Kosovës – apo Serbinë për këtë çështje – (për shembull, deputetë, të cilët ishin mysafirë tanë më parë). Duke parë dialogun mjaft të dobët të shtetit, ne morëm një vendim të vetëdijshëm për të mos u dhënë hapësirë ​​politikanëve dhe t’i ftojmë ekspertët, studiuesit që u përkasin brezave të rinj, të jenë pak më largpamës”, ka thënë Savkoviq për “Kohën Ditore”. “Shpresojmë që vitin e ardhshëm do të ketë zhvillime më pozitive”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Megjithatë në Forum do të flasë emisari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera