Sot nis rinumërimi i 313 vendvotimeve ku u bënë gabime teknike
Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 10 October 2019
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të bëhet rinumërimi i votave në 313 vendvotime.
Ky proces do të fillojë të ënjten.
Këto vendvotime nuk kanë arritur të procesohen si të rregullta për shkak të parregullsive.
Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, u shpreh se kanë rekomanduar që të rinumërohen 303 vendvotime për shkak se në formularët e përputhjes së të dhënave dhe rezultateve shënimi i rezultateve ka filluar nga subjekti 112 dhe jo nga subjekti i parë 111.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, është shprehur se në këto vendvotime bëhet fjalë për gabim teknik dhe jo për manipulim.
Ajo tha se formularët janë shtypur gabimisht dhe se fajtori për këtë gabim sipas saj se do të zbulohet gjatë ditëve në vijim.
Gjatë mbledhjes së KQZ-së, përfaqësuesi i PDK-së Ilir Gashi dhe ai i LDK-së Sami Hamiti, kanë kërkuar që të rinumërohen edhe 224 kuti të votimit, që sipas tyre ka pasur përmirësim të votave.
Kjo nuk është pranuar nga anëtarët e tjera, pasi sipas tyre, QNR duhet të vazhdojnë me punën e saj dhe kur të evidentohen ato të sillet rekomandimi në KQZ për rinumërim të tyre./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Kritikat ndaj Prokurorisë Speciale, Kurti merr kundërpërgjigje nga një prokuror
Udhëheqësi i Departamentit për krime lufte në Prokurorinë Speciale, Ilir Mori...
-
Ferizaj: Në e mitur largohet nga shtëpia, Policia nis hetimin e rastit
Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. ...
-
Vdẻs një grua në repartin e gjinekologjisë në Prizren, Policia nis hetimet
Një grua ka vdekur dje në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Pr...
-
Dy persona tentuan ta djẻgin me benzinë një shkollë në Prishtinë
Të premten në Prishtinë, dy persona të maskuar kanë tentuar të hedhin lëndë d...
-
Parashikimi i motit për sot
Moti sot fillimisht parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu ...
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...