Lajme

Vjosa Osmani takon Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 09 October 2019

Vjosa Osmani, kandidatja e LDK-së për kryeministre takoi sot diplomatët norvegjez, Jens Erik Grondahl, ambasador në Kosovë dhe Arne Sannes Bjornstad, përfaqësues special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë takimit diplomatët norvegjez ritheksuan gatishmërinë e shtetit të tyre për të ndihmuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, përkrah BE-së dhe shteteve të Kuintit.

“Znj. Osmani falënderoi z. Grondhal dhe z. Bjornstad për bashkëpunimin e deritanishëm Kosovë-Norvegji në rrafshin diplomatik dhe ekonomik. Njëkohësisht, znj. Osmani ripërsëriti qëndrimin e LDK-së për fqinjësi të mirë në Ballkan duke përfshirë gatishmërinë e LDK-së për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi drejt një marrëveshjeje përfundimtare”, njofton Lidhja Demokratike e Kosovës/Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera