Veseli: Partitë tjera u frikësuan nga pakti kundër korrupsionit – qytetarët po e përkrahin anekënd Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 15 September 2019
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka shpalosur sot një pjesë të programit të tij para grave të qytetit të Mitrovicës, me ç’rast potencoi paktin e luftës kundër korrupsionit, çështjen e legalizimit të pronave, dhe fuqizimin e rolit të grave nëpërmjet mbështetjes institucionale.
“Kam iniciuar paktin kundër korrupsionit dhe çështjen e legalizimit të pronave. Janë rreth 350 mijë prona, të cilat janë në Republikën e Kosovës të pa legalizuara dhe të cilat nuk kanë fletë poseduese. Është një kapital prej 10 miliardë eurosh që qëndron i mbyllur…Kjo do të jetë ajo që do të mundohem ta zgjidhë bashkërisht pas 6 tetorit, si dhe nuk ka lider në Republikën e Kosovës, as nuk ka parti, dje as sot, po ju jap fjalën as nesër, që i vesh gratë më shumë me petkun e përgjegjësisë në institucionet e vendit, se sa PDK-ja”, ka thënë Veseli.
Kreu i PDK-së tha se koncepti i partisë së tij është shumë i qartë, një Kosovë euroatlantike dhe perëndimore, si dhe marrja e drejtpërdrejtë me problemet me të cilat qytetarët janë ballafaquar deri tani.
Sipas tij, ai nuk mban inate personale me asnjërin që përpiqet për të mirën e vendit, ndërsa premtoi se do të vazhdojë paktin kundër korrupsionit së bashku me qytetarët, për shkak të një perspektive më të mirë për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.
“Koncepti jonë është shumë i qartë, një Kosovë euroatlantike dhe perëndimore, si dhe marrja e drejtpërdrejtë me problemet me të cilat qytetarët janë ballafaquar deri tani… Unë kam pritur nga partitë tjera që kur kanë filluar luftën kundër korrupsionit, të paktën për të pasur mirëkuptim, përkrahje, por vërejta se më shumë se sa qëllimi i mirë, është inati për ta mbajtur veten të bllokuar. S’kam inat me askënd, çdokush që mundohet për të mirën e këtij vendi, ka me qenë afër tij kudo që jam. Kështu i kisha thirrur edhe ata. Unë do të vazhdoj paktin e luftës kundër korrupsionit, do të vazhdoj me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për t’i krijuar perspektivë jetës tonë, vendit dhe të rinjve tanë, në rend të parë duhet me ndal atë që quhet lakmi, ego, dhe kjo me fjalë politike quhet korrupsion dhe nepotizëm, të cilat duhet me i ndal”, theksoi Veseli.
Duke premtuar perspektivë më të mirë për të gjithë pas zgjedhjeve, sidomos për të rinjtë, Veseli kërkoi unitet për të mirën e shtetit të Kosovës dhe jo përçarje në mes vete, si dhe më shumë vota për gratë.
Të tjera
-
Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën
Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. ...
-
Dialogu rinor: Kina dhe Evropa nëpërmjet syve të rinisë
Në ditën e Rinisë të Kinës, dëgjoni mesazhe rinore.. [video width="360" he...
-
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 200 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1251 gjoba në trafik. ...
-
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze, pagat janë të njëjta, çmimet janë rritë
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka de...
-
Pejë: Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se u sul*ua gjatë regjistrimit të popullsisë
Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici...
-
Dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje, arrestohet
Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se ia ka publikuar një...
-
Prizren: Gjendet pa shenja jete një shtetas serb, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja...
-
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta di*jte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prish...
-
Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale
Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në K...
-
Rama: Gëzuar Pashkët Ortodokse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me an...
-
Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë, dëshmitari thotë se e gjeti të shtrirë në tokë
Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një personi në rrethana të dyshim...
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...