Lajme

Policia gjermane e armatosur deri në dhëmbë, aksion kundër dilerëve shqiptarë

Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 11 September 2019

Në orët e para të mëngjesit të së martës, forcat speciale të policisë gjermane zhvilluan kontrolle në disa shtëpi në Oberhausen (NRË).

Policia i kapi të pa përgatitur personat që ishin brenda banesave. Gazeta gjermane Bild shkruan se qëllimi i policisë elitare gjermane dhe të armatosura deri në “dhëmbë”, ishte mafia shqiptare e drogës.

Gjashtë urdhër-arreste për anëtarët e krimit të organizuar duhet të zbatoheshin nga policia, ndërsa hetuesit donin të siguronin prova të shumta gjatë aksionit policor.

-Advertisement-

Paraprakisht thuhet se nëntë të dyshuar janë arrestuar, ndërsa ende nuk dihen emrat e tyre. Ata janë dërguar në qelitë e paraburgimit.

Në dispozicion të policisë ishin edhe qentë antidrogë, të cilët ishin të suksesshëm gjatë aksionit, pasi u kapën mbi tre kilogramë lëndë narkotike kanabis. Media të tjera gjermane shkruajnë se mes të arrestuarve përveç shqiptarë, ka edhe tunizianë, marokenë dhe gjermanë. Midis 9 të arrestuarve, dy janë gra midis moshës 25 dhe 33 vjeç.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy