Sport

Del Bosque: S’do ta ktheja kurrë Neymarin, Messi si shoku i lagjes që…

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 05 September 2019

Vicente del Bosque flet rrallë, por kur e bën, duhet dëgjuar. Ka fituar gjithçka si trajner me Realin e Madridit dhe Spanjën (2 kampionate, 2 Champions, Europianin dhe Botërorin) dhe nga sjellja e futbollistëve duhet të kuptojë më shumë se të tjerët. Duke folur për kthimin e mundshëm të Neymar Juniorit në Spanjë (kërkohej nga Barcelona dhe Reali i Madridit”, 68-vjeçari u shpreh pa dorashka, duke u dhënë një “shuplakë” të fortë brazilianit.

“Mendoj se do të ishte mirë për kampionatin spanjoll që ai të vinte, por nëse do të isha nga një klub, nuk do ta kisha blerë. Ashtu siç them se ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, nuk më pëlqen për gjëra të tjera. Te Barcelona ai ka patur një qasje normale. Ose të gabuar. Ose shumë keq. Nëse bëni një sondazh te Barcelona, me siguri që më shumë se 50% do të ngurronin që ai të kthehej.”

Del Bosque e pranoi se ka debulesë për Lionel Messin, lojtar të cilin pëlqen ta ndjekë më shumë se të tjerët.

-Advertisement-

“Ai është si ai shoku që kemi pasur në lagje, i cili luante me ne dhe tallej duke na dribluar, pra ishte padroni i fushës.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera