Tragjike, vdes futbollisti kosovar në aksident trafiku
Autori: Gazeta inFokus
14:35 | 04 September 2019
Në një aksident trafiku, të ndodhur të martën mbrëma, ka humbur jetën i riu shqiptar, Amir Ademi.
Njoftimin e ka dhënë klubi shqiptar, FC Kosova Regensburg në Facebook.
Të dashur vëllezer edhe motra e miq të nderuar. Me hidhërim edhe dhimbje te thellë ju lajmerojm se vëllau miku edhe i dashuri jonë, Amir Ademi ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme… Ngushëllime familjes edhe të gjithë miqëve edhe shokëve për këtë humbje të madhe. Amiri do të jetë gjithmonë në zemrat tona”.
Mediat gjermane kanë dhënë disa detaje për vdekjen e 22-vjeçarit.
Ai u aksidentua në rrugën e qarkut midis Abensberg dhe Arnhofen menjëherë pas trainimit profesional.
22-vjeçari ishte duke vozitur një Peugeot, derisa është përplasur me një VW Pasat, ku vozitësi i veturës së fundit është lënduar dhe është dërguar në spital, derisa vetura e futbollistit shqiptar ishte kapluar nga zjarri dhe ai nuk kishte arritur të dilte.
Policia po kërkon dëshmitarë se si ndodhi aksidenti, derisa dëmi vlerësohet rreth 12 mijë euro.
Ndeshjet e klubit shqiptar në Gjermani janë anuluar, derisa Ademi ishte pjesë e klubit nga viti 2016, duke u konsideruar një talent i jashtëzakonshëm, por edhe një person shumë i mirë.
Amir Ademi lë pas prindërit e tij një motër më të vogël dhe një vëlla më të vogël.


T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...


































