Lajme

Prostitucion në Prishtinë , arrestohen katër femra

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 21 August 2019

Katër femra janë arrestuar mbrëmë në lagjen “Kalabria” në Prishtinë pasi të njëjtat ishin duke u marrë me prostitucion

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një njësi përkatëse policore ka identifikuar dhe arrestuar femrat kosovare/shqiptare nën dyshimin e bazuar se të njëjtat janë përfshirë në prostitucion.

Për këtë rast është njoftuar me kohë prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarave.

-Advertisement-

Ato janë dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa hetimet përkitazi me rastin ende janë duke vazhduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera