Molliqaj flet pas koalicionit me AAK’në
Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 19 August 2019
Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me AAK-në, ka shkruar se partia e tij bënë pjesë te ata që e ndalën PDK-në e planet e Hashim Thaçit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Molliqaj thotë se së bashku me tash partnerët e koalicionit e ndalën Serbinë e Listën Serbe, Zajednicën e shkëmbimin e territoreve, derisa Molliqaj përmendi edhe taksën.
“Përderisa ata me inatin e tyre u morën dy vite vetëm me ne dhe ndiqnin lepuj rrugëve të Prishtinës, ne shtynim përpara politika që përmirësojnë direkt jetën e qytetarëve. Shkarkuam Rikallon. Ngritëm pagën minimale. E ndaluam dialogun e Thaçit për territorin e Kosovës. Filluam reformën për pensione.
Për këto ideale u angazhova në politikë, dhe këtyre idealeve do t’iu qëndroj besnik.
Ne besojmë në të njëjtat gjëra që kishim besuar gjithmonë: Kosovën sovrane, me ushtri dhe krenare përballë Serbisë; Kosovën pa PDK-në në pushtet, pa krim e korrupsion, me barazi sociale e zhvillim ekonomik. Ata nuk besojnë më në koncepte. Besojnë vetëm në një njeri. Një njëri që ka mbetur i vetëm, i rrethuar nga komandantë të PDK-së në njërën anë, e enveristë të PDK-së në anën tjetër”, thotë Molliqaj.
Tutje, sipas Molliqaj sot është krijuar koalicion i ndryshimit që e ka të sigurtë fitoren.
“Sot krijuam koalicionin e ndryshimit që fitoren e ka të sigurt. Koalicionin që do të qeveris dhe Kosovën do ta pozicionojë fuqishëm përballë Serbisë, përballë krimit e korrupsionit dhe përballë varfërisë e pabarazisë. Koalicion nëpërmjet të cilit ne do t’i shtyejmë edhe më tej këto politika. Bashkimi ynë i sotëm është veç fillimi i fitorës së madhe”, ka shkruar ai
Të tjera
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...
-
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufita...