Lajme

Dua Lipa, krenaria e Britanisë dhe Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 05 August 2019

Ambasada e Britanisë së Madhe në vendin tonë ka organizuar një pritje për këngëtaren Dua Lipa, e cila këto ditë po qëndron në Prishtinë për shkak të Sunny Hill Festival.

Në këtë pritje ishte i pranishëm edhe ambasadori i Britanisë, Ruairi O’Connell, i cili ka shprehur kënaqësinë e takimit me Duan.

Po ashtu, këngëtarja është takuar edhe me artistë e krijues të tjerë të cilët sjellin ndryshime përmes artit e kulturës.

-Advertisement-

“Ju kurrë nuk harroni se nga jeni. Krenaria e Britanisë dhe e Kosovës Dua Lipa, kaloi një pasdite në rezidencën e ambasadës britanike, ku u takua me artistë dhe krijues, vullnetarë dhe aktivistë duke sjellë ndryshime në Kosovë përmes muzikës, artit, kulturës, inovacionit dhe sportit”, thuhet në njoftimine Ambasadës britanike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera