Sejdiu: Kam çka i jap LDK-së edhe Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 27 July 2019
Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, duket se do të jetë kandidat serioz për të qenë sërish në krye të partisë teksa kanë mbetur edhe një javë nga Kuvendi Zgjedhor i LDK-së.
Sejdiu ka lënë shumë të hapur mundësinë që të futet në garë për të qenë kryetar i saj.
Në një intervistë për RTK, Sejdiu ka thënë se ai ka dhënë gatishmërinë e tij për të qenë kryetar dhe asnjëherë nuk largohet nga ajo.
Ish-presidenti i Kosovës, po ashtu ka shtuar se ai ka çka t’i japë LDK-së por edhe Kosovës.
“Unë kam shpreh gatishmërinë time dhe asnjëherë nuk largohem nga ajo. Mendoj që unë ende mund të jap shumë për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për Kosovën”, ka thënë Sejdiu.
Mirëpo, ai ka thënë se do ta analizojë situatën në ditën kur pritet të mbahet Kuvendi i LDK-së, duke shtuar se aty do vendosen edhe formalisht kandidaturat dhe do e sheh se si do të ecë procesi.
Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike, pritet të mbahet më 3 gusht (të shtunën). Aty pritet të zgjidhet kryetari i partisë dhe strukturat drejtuese të saj. Ambicie për ta marrë kreun e partisë kanë shprehur hapur disa nga figurat qendrore të LDK-së. Kryetari aktual, Isa Mustafa, nënkryetarët Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, e Vjosa Osmani janë vetëm disa nga personat që pritet të garojnë për kreun e LDK-së.
Të tjera
-
Paralajmërojnë meteorologët italianë, çfarë do të ndodhë në 12 dhe 13 janar
Meteorologët italianë paralajmëruan se një pjesë e madhe e Kontinentit të Vje...
-
Vend i ngrohtësisë dhe i shijes së veçantë, “Cassava” restoranti që do ju bëjë të ktheheni përsëri
Nëse jeni në kërkim të një vendi që kombinon atmosferën relaksuese me një për...
-
Haziri për Kurtin: Mendësia ‘500K’ tregon se njerëzit i sheh si numra
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për kryeministrin Albin Kurti ...
-
Haxhiu deklarohet për arbitrazhin për Grandin: Mbetet i Kosovës, Pacollit do t’ia kthejmë paratë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar rreth lajmit për vendimin ...
-
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj b...
-
Deklarata e Kurtit për fenë dhe identitetin shqiptar, Kelmendi: Është skandaloze, fyese e nënçmuese
Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeminis...
-
KFOR s’ka ndryshuar qëndrim: Hapja e urës tani i vë në rrezik të panevojshëm ushtarët dhe komunitetet lokale
Gjenerali Enriko Borduani, komandanti i KFOR-it, është deklaruar për një nga ...
-
Kurti në “The New York Times”: Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore
Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për konvert...
-
Morën leje për sjellje të mirë, si u arratisën shqiptarët e rrezikshëm nga burgu
Dy të burgosur shqiptarë, Lefter Toçi dhe Romeo Qosja, kanë arritur të arrati...
-
Apel i policisë: Shmangni Merdaren, përdorni vendkalimet e tjera kufitare
Për shkak të pritjeve të gjata në vendkalimin kufitar në Merdar, Policia e Ko...
-
Krijohen kolona të gjata në pikat kufitare, deri në pesë orë pritje në Merdarë
Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të shtunë ka kolona dhe pritje të...
-
Joe Biden nderon Hillary Clintonin me “Medaljen e Lirisë”
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka ndarë Medaljen Presidenciale të Lirisë, nd...