Me 25 Korrik Fillon “BEERFEST KOSOVA”
Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 18 July 2019
Beerfest Kosova i përket një formati argëtues dhe promovues ku qytetarët për 4 netë me radhë do të mund të argëtohen me program të mrekullueshëm artistik dhe duke shijuar birra e pije nga më të ndryshmet me çmime promovuese.
Sipas Z. Ekrem Tahiri, nga MODUS Events, si edhe në vitet e kaluara, rëndësi të madhe do t’i kushtohet rregullimit të hapësirës dhe në veçanti skenës dhe Programit Artistik. Sivjet do të ketë mbi 20 artistë dhe bende që do të përformojnë në 4 netët e BeerFest dhe emrat e tyre janë shumë të dashur për audiencën Kosovare.
“Sivjet Beerfest Kosova ka programin argëtues më ambicioz se secili edicion paraprak. Përveq rregullimit të hapësirës dhe efekteve vizuele, programi në Skenë do të jetë fantastik. Alban Skenderaj, Dhurata Dora, Dafina Zeqiri, Shaolin Gangh dhe Red Hot Chilli Peppers Tribute Show do të jenë headliners të këtyre netëve, kurse gjithashtu do të performojnë edhe DJ Bannzz, Lekë Gjurgjeali, Dj Eskei, 4×4, Dj Cab Caboo, Skivi, Dj James, Vesa Luma, Xuxi and the Band dhe shumë bende dhe artistë tjerë ”, bëri të ditur, z. Ekrem Tahiri nga MODUS Events.
“Prej orës 17:00 kur edhe fillon Beerfest Kosova do të mbahet “Beer Olympics”, ku do të ketë gara dhe lojëra shumë interesante me birra.
Beer Pong, Flip Cup, Kings etj. do të jenë disa nga lojërat në të cilat do të garohet në mënyrë ekipore. Gjithashtu do të kemi edhe lojëra tavoline që do ta bëjnë shumë argëtuese fillimin e beerfestit, tha Tahiri.
Për më shumë në lidhje me beerfest 9, vizitoni faqen e Beerfest Kosova në facebook: facebook.com/beerfestkosova/*
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...