ATSH dhe DPA drejt thellimit të bashkëpunimit
Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 17 July 2019
Thellimi i bashkëpunimit mes dy agjencive ishte në qendër të takimit mes drejtoreshës së përgjithshme të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Armela Krasniqi dhe homologut të saj të agjencisë më të madhe gjermane të lajmeve, DPA, Peter Kropsch.
Kjo është vizita e parë e një drejtori të agjencisë gjermane të lajmeve, DPA në ambientet e ATSH-së.
Peter Kropsch mban aktualisht edhe postin e presidentit të Aleancës Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA), ku ATSH është anëtare me të drejta të plota.
Në fjalën e saj, Krasniqi kujtoi se bashkëpunimi mes dy agjencive vazhdon që prej 25 vitesh dhe se ka rezultuar dobiprurës për të dyja palët.
Krasniqi bëri një pasqyrë të aktivitetit të përditshëm të Agjencisë Telegrafike Shqiptare duke u përqendruar sidomos në shërbimet e ofruara nga ATSH.
Krasniqi theksoi se ATSH ka shtuar gamën e informimit të opinionit publik me zgjerimin e shërbimeve shtesë si foto, video dhe intervista, çka ka rritur ndjeshëm interesimin e lexuesve. Shërbimi me video, reportazhe dhe intervista përfshijnë sidomos sektorët e ekonomisë, turizmit, agroturizmit dhe kulturës.
Drejtori i përgjithshëm i DPA-së, Peter Kropsch u interesua për mënyrën e funksionimit të ATSH-së, sidomos për marrëdhëniet e saj me partnerët e tjerë ndërkombëtarë të agjencisë.
Në mënyrë të veçantë, ai u interesua për shërbimin video dhe foto nga fushat e ekonomisë dhe turizmit që ofron ATSH.
Dy drejtuesit e agjencive më pas diskutuan për shkëmbimin e përvojave mes tyre që do të arrihet mes thellimit të bashkëpunimit që ka të bëjë me sektorët e fotografisë dhe videos, që sipas tyre rezultojnë të jenë shumë të dobishme për publikun.
Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin në fushën e trajnimit të gazetarëve, ku agjencia gjermane ka një rol të rëndësishëm në nivel europian.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...