Lajme

Aksident i rëndë në Ferizaj, një person i lënduar

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 15 June 2019

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.

Në këtë aksident ka marrë lëndime të lehta drejtuesja e makinës, një grua rreth moshës 30 vjeçare e cila sipas dëshmitarëve ishte edhe shtatëzënë.

E lënduara është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt dhe është jasht rrezikut.

-Advertisement-

Policia e trafikut gjendet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Sipas dëshmitarëve ocular deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesi i kamionit ka tentuar të kthehet djathtas nga korsia e cila nuk lejon një veprim të tillë dhe i ka bllokuar rrugën drejtueses së makinës./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera