PSD: Të rritet numri i Inspektorëve të punës
Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 07 June 2019
Partia Socialdemokrate në një konferencë për media ka bërë thirje që të rritet numri i Inspektorëve të Punës.
Kjo parti ka thënë se Inspektoriati i Punës është një nga mekanizmat kryesorë për garantimin e të drejtave të punëtorëve.
“Në Kosovë mbetet një nga hallkat me të dobëta të zhvillimit institucional dhe ligjor pasojat e të cilës po i vuajnë punëtorët. Duke qenë kështu, përveç që duhet të rritet numri i inspektorëve, duhet të bëhen edhe trajnime për inspektorët aktualë ne zbatimin e dispozitave ligjore lidhur me shëndetin dhe parandalimin e rrezikut në vendin e punës. Shtimi i numrit të inspektorëve së bashku me reformën dhe ngritjen e resurseve profesionale, është domosdoshmëri e kohës”.
Deputetja e kësaj partie, Besa Baftiu ka përmendur Raportin e fundit të Komisionit Evropian për Kosovën, ku veçoi rritjen e numrit të aksidenteve me fatalitet në vendin e punës.
Nga 14 vdekje me fatalitet në vendin e punës në vitin 2017, është rritur në 21 përgjatë vitit 2018.
Ajo foli edhe mbi të gjeturat në raportin e punës 12 mujore të Inspektoriatit të Punës për vitin 2018.
““Aty figuron se brenda gjithë kësaj periudhe, domethënë, për një vit janë bërë vetëm 9056 inspektime, nga të cilat janë shqiptuar vetëm 270 gjoba në total. Kjo, derisa momentalisht në Kosovë numërojmë 165.268 biznese aktive, nga të cilat 9963 biznese janë krijuar vetëm brenda 2018-së”.
Baftiu ka thënë se nëse gjitha inspektimet e bëra gjatë vitit 2018 janë bërë në biznese të ndryshme, i bie që mbi 94% të bizneseve nuk janë inspektuar asnjëherë.
Poashtu, në konferencë u theksua edhe përqindja e lartë e fëmijëve në marrëdhënie të punës, derisa inspektorët nuk e kanë raportuar asnjë rast të tillë përgjatë vitit 2018, duke u potencuar se informaliteti në punë është sfidë e madhe e Inspektoriatit të Punës, por në një rast të këtillë, kur viktimë e tij janë të miturit, tejkalimi i kësaj situate bëhet shumë më urgjent.
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...