Shqipëria dhe Kosova të fundit në rajon për turizëm
Autori: Gazeta inFokus
10:25 | 05 June 2019
Turizmi është një nga sektorët prioritarë ku po mbështetet ekonomia e vendit, por krahasuar me rajonin Shqipëria, së bashku me Kosovën, po tërheqin më pak turistë se vendet e rajonit. Eurostat ka publikuar sot të dhënat turistët që kanë vizituar vendet që kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Për t’i bërë shifrat e krahasueshme Eurostat ka përllogaritur numrin e tyre për 1000 banorë rezidentë.
Ndonëse kanë pasur përmirësim që prej 2012-s, të dhënat tregojnë se turistët në Shqipëri dhe Kosovë ishin shumë më të pakët në numër se në vendet e tjera të rajonit. Sipas Eurostat në 2017-n Shqipëria u vizitua nga 100 turistë për 1000 banorë, ndërsa Kosova diçka më shumë.
Në rajon për numrin më të lartë të turistëve kryeson Mali i Zi, i cili vit pas viti po tërheq më shumë turistë, duke kaluar dhe mesataren e BE-së. Për 2017-n numri i turistëve për 1000 banorë ishte 1200.
Ndonëse nuk kanë det, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina kanë tërhequr më shumë turistë se Shqipëria në 2017-n. Maqedoninë e vizituan mesatarisht 300 vizitorë për 1000 banorë, ndërsa Bosnjen mbi 200 turistë/1000 banorë. Të ndjekur nga Serbia me rreth 200 turistë për 1000 banorë (shiko grafikun).
Në një prezantim për turizmin në rajon në Samitin Adriatiko-Jonian t♪7 zhvilluar në Budva pak javë më parë, dr. Sanja Cizmar, nga Kroacia, konsulente për hotelerinë dhe destinacionet, tha se sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria dhe Serbia kanë indeks të ulët të intensitetit të turizmit, i matur si numri i netëve të të huajve për banor. Për Kroacinë, ky tregues është 20.3, për Greqinë 8.5, për Malin e Zi 6, për Italinë është 3.5 dhe në fund janë Shqipëria me 1.1 dhe Serbia me 0.5. Mesatarja e Bashkimit Europian është 2.8.
“Rajoni ka diversitet të madh dhe burime të bollshme”, tha ajo. “Turizmi është një element i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik, megjithatë ai ka një sezonalitet të madh dhe një shpërndarje të pabarabartë sipas rajoneve”.
Sipas Këshillit Botëror të Turizmit, më konkurrues në rajon janë Italia, Greqia, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Serbia dhe në fund janë Shqipëria dhe Bosnja, sipas raportit të fundit, i vitit 2017.
“Sezonaliteti është tipar edhe në Europë. 53% e mbërritjeve në Europë janë në 4 muaj”, tha ajo. Por, në rajon, ky tregues është më i lartë. Në Shqipëri shifra është 77% dhe i referohet vetëm të huajve. Në Kroaci është më e lartë, me 85%, pasi 60% të shtretërve janë akomodime private që operojnë vetëm dy deri në tre muaj në vit.
Ndërsa Italia, Sllovenia, Serbia kanë përqindje të ngjashme me Europën, sepse kanë produkte bazë të tjera.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























