Lajme

Policia ndihmon 15 familje për Bajram në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 03 Qershor 2019

Policia e Kosovës nga rajoni i Mitrovicës ka bërë identifikimin e disa familjeve në nevojë, me ç’rast ka organizuar një aktivitet me bazë në komunitet me qëllim të ofrimit të ndihmës ndaj këtyre familjeve.

Me rastin e festës së Bajramit të Madh, Policia e Kosovës nga rajoni i Mitrovicës në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Mitrovicë, ka bërë shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe higjienike për 15 familjet e identifikuara.

Angazhimet aktive të  policisë në komunitet, në vazhdimësi po reflektojnë  filozofinë dhe përpjekjet e vazhdueshme për të  identifikuar dhe zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen komuniteti ç’do ditë. Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është rritja e sigurisë dhe ofrimi i ndihmës për komunitetin.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy