Ish-deputeti i PDK-së paditë Kosovën, kërkon 65 milionë euro në arbitrazh
Autori: Zekirja Shabani
11:05 | 30 May 2019
Bedri Selmani, i cili për afro 15 vite mbajti të uzurpuara dhjetëra pika të karburantit të kompanisë “Kosova Petroll” dhe një hotel në qendër të Prishtinës, kërkon t’ia marr 65 milionë euro buxhetit të Kosovës në arbitrazh.
Ai me 29 prill të këtij viti ka dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris të Francës padinë ndaj Republikës së Kosovës me për dëme të mëdha materiale dhe dëmtim imazhi, shkruan gazeta inFokus.
Selmani, i cili ka qenë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë periudhës 2001-2004, kur kjo parti drejtonte Qeverinë e Kosovës, në këtë padi prezantohet si shtetas i Kroacisë kundër Kosovës.

Gazeta inFokus merr vesh se Selmani akuzon shtetin për shkelje të rëndë ligjore të afarizmit të ndërmarrjes, që i është bërë nga ana e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), përmes ofertimit për dhënien me qera të një pjese të aseteve të “Kosova Petrol”, të cilat, siç pretendon Selmani, nuk ishin as në administrim dhe as në menaxhim të AKP-së.
Njeriu, i cili që nga paslufta, falë lidhjeve të tij me PDK, ai kishte arritur të marrë në shfrytëzim rrjetin e pompave të derivateve “INA” dhe “Jugopetrol”, edhe më herët pati akuzuar këtë agjenci për krim të organizuar.
Gjithë kjo pasi nga viti 2014 gradualisht atij i janë marrë të gjitha pronat përfshirë 30 pompa të benzinës që i mbante të uzurpuara prej vitit 1999, si dhe hotelin “Victory” në Prishtinë, në të cilin aktualisht janë vendosur Policia e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.
Ai është i përjashtuar nga e drejta për blerjen e hotelit për shkak statusit që kishte si investitor në këtë pronë shoqërore të cilën akuzohej se mbante në mënyrë të paligjshme që nga viti 1999.
Selmani ishte vendosur në këtë objekt me bekimin e ish-deputetit Azem Syla në vitin 1999, sa ishte ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme që drejtohej nga Hashim Thaçi.
Paraprakisht, objektet e ndërmarrjes Auto Prishtina ishin përdorur nga Ministria e Mbrojtjes, deri në kohën kur UNMIK-u kishte shpërbërë këtë qeveri që nuk njihej ndërkombëtarisht për të vënë në Kosovë administrimin e Kombeve të Bashkuara, shkruan gazeta inFokus.
Syla aktualisht është në paraburgim si i dyshuar për krim të organizuar dhe shpëlarje parash, pikërisht me prona të shtetit.
Ndërsa Selmani, emri i të cilit ka figuruar në listat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) si uzurpatori më i madh i pronës shoqërore në vend, në vitin 2016 është larguar nga Kosova, për ta zhvilluar aktivitetin e tij biznesor në Kroaci. /Gazeta inFokus/


T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...






























