Virgil van Dijk: Nuk ka nervozizëm në prag të “ndeshjes se madhe”
Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 25 May 2019
Para ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Tottenhamit dhe Liverpoolit, ka folur mbrojtësi me i mirë në botë aktualisht, Virgil van Dijk, shkruan Gazeta inFokus.
“Kam me shumë dëshirë se nerva në këto ditë. Edhe para finales se Champions League vitin e kaluar isha i relaksuar. Është diçka që e kam mësuar me kalimin e viteve dhe jam i lumtur për këtë. Nëse mendon ‘nuk dua të bëjë gabime ose ta humbas topin’ atëherë e limiton vetveten.
“Pas gjysmëfinales, nuk mund te flija shumë, ndoshta vetëm dy orë. Ishte totalisht e çmendur. Prej momentit kur kemi arritur në stadium kishim një ndjenjë që mund të bënim diçka te veçantë. Kur Divock[Origi] shënoi golin e parë, mund t’i shihje të gjithë duke besuar në rikthim. Gjithçka ishte perfekte në atë natë dhe e merituam, nuk ishte qeshtje fati.
“Ishte e çmendur – nuk mund ta përshkruaj ndryshe. Shpresoj që do ta kryejmë punën edhe në Madrid që t’i japim madhështi atij kujtimi.
“Do të ishte e dhimbshme nëse nuk fitojmë, por jo fundi i botës. E rëndësishme është të japim gjithçka me talentin dhe kualitetin tonë që të mos pendohemi nëse kundërshtari ishte me i mirë.
“Nuk mendojmë për faktin se si, nëse humbim, e kemi humbur këtë ndeshje dhe Ligën me një pikë dallim, nuk ia vlen. Mendojmë vetëm se si te japim me te mirën tonë.
E dimë që nëse fitojmë në Madrid, dy nga tri ndeshjet e radhës do të jenë Superkupa e Anglisë dhe Superkupa e Evropës, mund t’i fitojmë tre trofe.
“Ishim afër në Premier League, por tani e kemi mundësinë ta fitojmë “trofeun e madh” te Champions League. Do te japim gjithçka që kemi.”, përfundoji holandezi.
Të tjera
-
Gërvalla: Paqja në Evropë sigurohet duke ndalur Rusinë dhe Serbinë
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në panelin e parë të...
-
Organizohet një aktivitet në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit
Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë so...
-
Mblidhen pesë komisione parlamentare sot
Sot do të jetë një ditë e ngjeshur për komisionet parlamentare, pasi që paras...
-
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë Agjenc...
-
Kurti publikon të dhëna: Serbia po propagandon për dhu*ën ndaj serbëve në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me vra...
-
Sot në Strasburg takohen zëvendësministrat e jashtëm, pritet të përgatisin agjendën e 16 dhe 17 majit
Sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anë...
-
Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku në di...
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...