Sport

Skandaloze, Mkhitaryan nuk luan në finalen e Europa League!

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 21 May 2019

Tashmë është zyrtare: Henrikh Mkhitaryan nuk do të udhëtojë me Arsenalin për në Azerbajxhan për të luajtur në finalen e Europa League!

Vendimi është marrë nga klubi londinez, pas konsultimit me lojtarin dhe familjen e tij.

Armeni ka kohë që përflitet se nuk do të shkonte në Baku, për shkak të situatës së nderë politike mes Azerbajxhanit e Armenisë.

-Advertisement-

Zyrtarë azerë ditët e fundit kanë garantuar për sigurinë e tij, por Arsenali ka vendosur të mos rrezikojë, edhe pse bëhet fjalë për një lojtar të rëndësishëm.

Një skandal i madh, që ka për autor UEFA-n, sepse zgjedhja e Bakut si vend për finalen dihej që në fillim që ishte e dyshimtë dhe plot probleme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera