Veteranët akuzojnë Kadri Veselin se ua morri meritat për Tribunalin
Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 19 May 2019
E paraqiti si nismë të tij.
Por, ideja për krijimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet serbe po del se nuk ka qenë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit.
Madje ai po akuzohet se ua mori meritat.
Sipas kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati një propozim të tillë e kishin dërguar në Qeveri dhe Kuvend një vit më parë.
Gucati në një intervistë dhënë arbresh.info ka thënë se për këtë edhe kanë kundërshtuar krijimin e Speciales.
“Kjo ka qenë iniciativa jonë edhe para një viti, ne kemi bë kërkesë Parlamentit dhe Qeverisë. Ne e kemi kundërshtuar Gjykatën Speciale për pjesëtarë të UÇK-së sepse kemi kërkuar që të krijohet një Gjykatë që ndëshkon të gjithë personat që kanë kryer krime në Kosovë. E kush ka kryer krime e dimë policia, ushtria dhe parlamentarët serbë”, ka thënë ai.
I pari i OVL-së, ka thënë se edhe pse u kanë marrë meritat dëshirojnë vet vetëm krijimin e këtij Tribunali.
“Edhe para një viti kemi marrë përgjigje pozitive, tash kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli po e qet në Parlament këtë iniciativë po e marrin meritën por ne nuk na intereson kjo shumë pasi ne kërkojmë që kjo të aprovohet dhe Gjykata të krijohet”, ka thënë ai.
E për komentet se është vonë, Gucati është përgjigjur me “më mirë vonë se kurrë”.
“Një fjalë popullore thotë “më mire vonë se kurrë”, është e vonshëm por më mirë vonë se kurrë. Krimi nuk plaket dhe nuk harrohet kurrë dhe ai duhet të dënohet dhe pas 50 apo 100 viteve dhe kriminelët serbë duhet të japin llogari për to. Unë jam dëshmitar vetëm në fshatin tim Morinë, Rrezallë, Izbicë për krimet që janë kryer atje”, ka thënë ai.
Miratohet rezoluta për gjenocidin serb të kryer në Kosovë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në fillim të majit ka paraqitur propozimin e tij për ndërtimin e një Tribunali, ku do të gjykohen krimet që ka kryer shteti i Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Kjo gjykatë është e mundur, është e domosdoshme, ka për të ndodhur, do të ndodh. Fundi në këtë proces ka vetëm një qëllim, drejtësi dhe të ardhme e pajtim”, pati thënë Veseli.
Veseli ka thënë gjithashtu se drejtësia ndërkombëtare në Kosovë nuk ka bërë mjaftueshëm në dënimin e krimeve serbe.
“Ne kemi besuar tek e vërteta. Fatkeqësisht, kanë kaluar dy dekada dhe pak, ose aspak nuk është bërë në këtë drejtim. Tribunali i Hagës, i ka lënë në gjysmë proceset gjyqësore kundër krerëve të regjimit të Millosheviçit. Për atë sa edhe drejtësia ndërkombëtare në Kosovë, nuk e ka bërë punën e saj që është dashur ta bënte”, ka thënë Kadri Veseli.
E të enjten e 16 majit, me 79 vota për dhe asnjë kundër deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar Rezolutën për gjenocidin serb të kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Gjatë votimit në sallë nuk morën pjesë deputetët e komunitetit serb.
Ndërsa miratimi i kësaj rezolute i hap rrugën procedurave për krijimin e një Tribunali për krimet serbe në Kosovë.
Në këtë rezolutë thuhet se gjatë luftës së fundit në Kosovë u vranë mbi 12 mijë persona.
“Kjo rezolutë nxirret në 20 vjetorin e luftës së Kosovës dhe një fushate shfaruese që kishte ndërmarrë Serbia në Kosovë. Gjatë luftës së Kosovës forcat e Serbisë dhe Malit të Zi, por më shumë të Serbisë, dëbuan mbi një milionë shqiptarë, vranë mbi 12 mijë persona, civilë të pambrojtur nga të gjitha etnitë, por shumica shqiptarë. U vranë mbi 1300 fëmijë, u dhunuan mbi 20 mijë vajza dhe gra dhe u bënë mbi 100 masakra”, thuhet në tekstin e kësaj rezolute.
E në vitin 2015, Kuvendi i Kosovës ka miratuar themelimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilat njihen edhe si Gjykata Speciale.
Në këtë Gjykatë po hetohen krimet që pretendohet se janë kryer nga ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të tjera
-
Dënohet me 24 vite burgim i akuzuari për dhünimin e një 14 vjeçareje në Prizren
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të akuzuarin E.G me 24 vite burgim p...
-
LDK: Rënia në indeksin e lirisë së shtypit një alarm që duhet të na mobilizojë të gjithëve
Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të...
-
Ambasada amerikane: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Prishtinë thotë...
-
Krasniqi pas raportit të RFS-së: Qeveria ta ndërpresë cenimin dhe përndjekjen e gazetarëve dhe mediave të lira
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka ...
-
Lirohet nga akuza për vra*je në tentativë, rasti kishte ndodhur në vitin 2000
Gjykata Themelore në Gjakovë e ka liruar Sheremet Bajramin nga akuza për vras...
-
Ramush Haradinaj: Qëndrojmë krah medias
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reagura pa...
-
Këshilli i Mediave të Shkruara i shqetësuar me regresin e Kosovës në indeksin e Reporterëve pa Kufij
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka reaguar për regresin e Kosovës n...
-
Regresi në lirinë e mediave, Rohde: Rënie alarmante, mediat duhet të mbrohen e jo të kontrollohen
Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organi...
-
Kërkesa e kahmotshme: Komuna e Zveçanit siguron transport për nxënësit
Komuna e Zveçanit ka siguruar transport për nxënësit e arsimit fillor dhe të ...
-
Reporterët pa Kufij për Serbinë: Gazetarët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të nxitura nga përfaqësuesit më të lartë të qeverisë
Liria e medias në Serbi është në nivelin më të ulët që nga lansimi i Indeksit...
-
Flutura Kusari për raportin e Reporterëve pa Kufij: Njollë e zezë në historinë e re të Kosovës
Kosova ka shënuar një rënie prej 19 vendesh në Indeksin vjetor për Lirinë e S...
-
Arrestohet një person, goditi me veturë disa gra në Graçanicë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gracanicë pasi dyshohet se ka god...