Të rinjtë maqedonas ‘çmendin’ qeverinë: Më parë ikim në kurbet sesa të hapin një fermë
Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 19 May 2019
Të dhëna shqetësuese për fermerët e rinj. Shteti po mundohet që ta përmirësojë gjendjen, por edhe më tej numri i tokave bujqësore të papërpunuara po rritet, kurse fshatrat po zbrazen. Nga Ministria e Bujqësisë, thonë se do t’i rrisin mjetet e pakthyeshme që i marrin bujqit e rinj.
“Jemi duke bërë ç’mos për t’i mbajtur të rinjtë këtu, por kjo nuk është aspak e lehtë dhe e thjeshtë. Është lëkundur besimi tek institucionet. E rrisim mbështetjen me grante për buqit e rinj, e cila në thirrjen e ardhshme do të jetë 20.000 euro. Njëkohësisht i heqim rrethanat rënduese që ekzistonin”, theksoi Ljupço Nikollovski ministër i Bujqësisë
Me rastin e “Ditës së fermerëve”, njeriu i parë i kompanisë BiMilk, e cila e blen pjesën më të madhe të qumështit të papërpunuar, thotë se ka fermerë të rinj, por porosit se numri i tyre duhet të rritet.
-Mua më vjen mirë që ende ka njerëz të cilët duan të përballen me këtë sfidë, të zgjohen në orën 4 të mëngjesit dhe të mos heqin dorë. Ta mos kërkojnë ardhmërinë e tyre si taksistë në Gjermani, por të mbesin këtu në vend dhe të prodhojnë. Këtu ta kërkojnë fatin dhe ardhmërinë e tyre”, Gjorgji Petrushev drejtor Gjeneral i Qumështores Sha Manastir
Koncepti “fermë familjare” është gjithnjë e më i rrallë. Gjithnjë e më shumë bujq po dalin në pension pa pasardhës. Të dhënat statistikore flasin se 12% e BPV-së janë për bujqësinë, 180 mijë familje ekzistojnë nga kjo veprimtari, kurse 45% e popullatës jeton në zona rurale.
-Të dhënat statistikore tregojnë se gjatë 20 viteve të kaluara sipërfaqet bujqësore prej 1.3 milionë hektarësh është ulur në 1.1 milionë hektarë. Toka e punueshme nga 600.000 është reduktuar në 500.000 hektarë. Ka ulje edhe të fondit për blegtori veçanërisht në kultivimin e deleve, ku pas 20 viteve nga 2 milionë dele, kanë mbetur vetëm 800.000. Janë reduktuar edhe të mbjellat e vreshtave dhe pemëve.
Nuk ka të dhëna zyrtare se sa është kufiri mesatar i moshës së një bujku në Maqedoni. Por, edhe institucionet kompetente, edhe organizatat civile pajtohen se për ta tejkaluar problemin, nevojitet qasje më serioze. Ende nuk dihet se kur do të japin rezultat masat qeveritare për kthimin e të rinjve në fshatra.
Të tjera
-
Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën
Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. ...
-
Dialogu rinor: Kina dhe Evropa nëpërmjet syve të rinisë
Në ditën e Rinisë të Kinës, dëgjoni mesazhe rinore.. [video width="360" he...
-
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 200 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1251 gjoba në trafik. ...
-
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze, pagat janë të njëjta, çmimet janë rritë
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka de...
-
Pejë: Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se u sul*ua gjatë regjistrimit të popullsisë
Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici...
-
Dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje, arrestohet
Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se ia ka publikuar një...
-
Prizren: Gjendet pa shenja jete një shtetas serb, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja...
-
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta di*jte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prish...
-
Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale
Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në K...
-
Rama: Gëzuar Pashkët Ortodokse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me an...
-
Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë, dëshmitari thotë se e gjeti të shtrirë në tokë
Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një personi në rrethana të dyshim...
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...