Si kurrë më parë, tre shqiptarë në finalet e mëdha europiane
Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 10 May 2019
Futbolli kthehet në shtëpi, aty ku ka lindur. Të paktën për këtë sezon, kështu mund të përmblidhet ajo që ndodhi në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës. Dy finale angleze respektive, Liverpool-Tottenham dhe Arsenal-Chelsea, kanë eklipsuar mbarë kontinentin në këtë sport. Edhe më optimisti, vështitë ta ketë parashikuar një përfundim të tillë të dy kompeticioneve më të rëndësishme për klubet europiane. Ndoshta, ndoshta, vetëm Liverpool-i mund të mos konsiderohet “autsajder”, sepse ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm në Premier League, ishte finalist i Champions-it edhe edicionin e kaluar.
Tashmë është e sigurt: dy trofetë e shumëlakmuar do të mbeten në Angli. Se cilat skuadra do t’i fitojnë, mbetet ta vendosë fusha e lojës, në “Wanda Metropolitano” dhe Baku. Interesant është fakti se në këto dy finale të mëdha angleze do të ketë edhe një pjesë “shqiptare”. Jo pak, por tre futbollistë të kombit tonë janë pjesë e dy skuadrave finaliste: Xherdan Shaqiri te Liverpool; Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi tek Arsenal
I pari, 27 vjeç, e ka shijuar këtë “stacion” edhe me Bayern Munich, madje duke e fituar “kupën veshëgjatë”.
Dy të tjerët, “topçinj”, e kanë për herë të parë. Prandaj, sytë e shqiptarëve do të jenë në Madrid, më 1 qershor, dhe në Baku, më 29 maj, duke bërë tifo për gjakun e tyre. Shaqiri ka luajtur 24 ndeshje (1058 minuta) në këtë sezon, në Premier League, me “Reds”, duke shënuar edhe 6 gola. Në Champions ka pasur aktivizim më të paktë, 4 ndeshje (176 minuta), pa e gjetur dot rrugën e rrjetës.
Granit Xhaka ka qenë titullar dhe pikë referimi tek Arsenali. Në Premier League, ai ka luajtur 29 ndeshje (2502 minuta), duke shënuar edhe 4 gola. Në Ligën e Europës, 26-vjeçari regjistron 8 ndeshje (670 minuta). Më i kritikuari ka qenë Shkodran Mustafi, që ka luajtur 30 ndeshje (2527 minuta) me londinezët e “Emirates”. Mbrojtësi 27-vjeçar, megjithatë, ka shënuar dy gola në kampionatin anglez. Në garën europiane, ku tashmë është finalist, ai ka regjistruar 5 ndeshje (469 minuta) dhe ka shënuar 1 gol.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...