Sport

Titulli me “fotofinish”, Federata angleze bën gati 2 trofe. Ja ku udhëton origjinali

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 09 May 2019

Diku rreth orës 17:45 (shqiptare, pasi në Angli do të jetë 16:45), Premier Liga do të njohë skuadrën kampione të për sezonin 2018-2019.

Federata angleze e futbollit, duke qenë se titulli do të vendoset pikërisht në javën e fundit, do të dërgojë dy trofe, një në Brighton, ku Manchester City do të luajë në transfertë dhe një tjetër në Liverpool, ku të kuqtë do të presin Wolverhamptonin.

Por drejtuesit e federatës kanë vendosur se trofeun origjinal do ta dërgojnë në Brighton, ku luajnë kryesuesit, ndërsa në “Anfield Road” do të ekspozohet trofeu fals, ndonëse nëse gjërat do të shkojnë ndryshe nga parashikimet, Liverpooli do ta marrë një ditë më vonë trofeun origjinal, edhe pse festa do të jetë po aq e madhe edhe me trofeun “rezervë”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera