Çfarë ka ndodhur në Samitin e Berlinit, tregon kryeministri
Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 01 May 2019
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka marrë pjesë një Samitin e Berlinit, ka folur dje rreth takimit që u zhvillua atje. Ai ka thënë se presidenti Hashi Thaçi dhe Edi Rama i kanë bërë më shumë presion për heqjen e taksës ndaj Serbisë, sesa që i ka bërë presion Vuçiqi.
Kryeministri ka thënë se në Samitin e Berlinit është shënuar një kthesë sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Kancelarja Merkel, ekipi i saj dhe presidenti Macron dje kanë dëshmuar se e kanë marrë seriozisht çështjen e marrëdhënieve në Ballkanin Perëndimor e sidomos dialogun Kosovë-Serbi”, ka thënë Haradinaj në një intervistë të transmetuar në T7.
Ai tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i cili është udhëhequr nga Federica Mogherini, nuk do të ekzistojë si i tillë, pasi sipas Haradinaj, dialogu ka kaluar në format të ri, pjesë e së cilit janë dyshja Berlin-Paris.
Kryeministri përmendi edhe rrolin e amerikanëve në dialog, ku tha se duhet të ndodhë përkrahja e amerikanëve si garantuese.
Haradinaj, gjithashtu tha se nga kancelarja Merkel në Samitin e Berlinit u bë i qartë qëndrimi që të mos lejohet që procesi i dialogut të kthehet në proces të pazareve me kufij.
Kryeministri në Pressing nga Berlini tha se e vetmja çështje që ka mbetur të diskutohet është njohja e Kosovës nga ana e Serbisë.
Se a mund të ketë sovranitet të dyfishtë të Kosovës, kryeministri tha se asnjëherë nuk janë përmendur kërkesa të tilla, nuk është përmend as asociacioni me kompetenca të shtuara, apo diçka të ngjashme.
Sa i përket heqjes së taksës që Qeveria e Kosovës e ka vënë ndaj produkteve të Serbisë, Haradinaj ka thënë se më shumë insistonin që të largohet taksa Edi Rama me Hashim Thaçin, sesa që insistonin në largim udhëheqësit e tjerë botërorë.
Të tjera
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...
-
Rusia sulmoi Ukrainën me raketë balistike ndërkontinentale, NATO: Nuk do ‘frenojmë’ mbështetjen ndaj Kievit
Përdorimi nga Rusia i një lloji të ri rakete balistike kundër Ukrainës dje as...
-
Plạgosja në Vranjevc, Policia tregon çka gjeti në vendngjarje – të plagosurve që po trajtohen në QKUK u caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen...
-
Aliu për autostradën Prishtinë-Gjilan: Ka pasur shumë befasi për shkak të shembjeve të dheut dhe shpronësimeve
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Vdes babai i ish-deputetes Besa Gaxherri
Ka ndërruar jetë Sadri Zeka, babai i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Be...