O’Conell : Marrëveshja me Serbinë të jetë jo e shpejtë, por e mirë
Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 18 April 2019
Ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka vizituar sot Mitrovicën, me ç’rast ka biseduar me qytetarë dhe të rinj nga të dyja anët e këtij qyteti, për t’u njohur nga afër me problemet dhe sfidat e tyre.
Ai në veri ka qëndruar në selinë e organizatës joqeveritare ‘Activ’, ndërsa në jug në zyrat e RTV Mitrovica, ku ka biseduar me nxënës dhe studentë të fushave të ndryshme.
Ambasadori O’Connell potencoi si nevojë shumë të rëndësishme për paqen, komunikimin mes qytetarëve të jugut dhe veriut të këtij qyteti.
Sipas tij, nuk ka arsye që mitrovicasit të ndihen të tensionuar, dhe thirrjet për uljen e tensioneve duhet ta bëjnë si liderët ashtu edhe qytetarët.
“Çdo njeri, çdo individ mund të jap kontributin e vet për paqen e Kosovës, duke krijuar marrëdhënie mes njerëzve. Mendoj se njerëzit e Mitrovicës, në jug dhe veri, kërkojnë të njëjtën gjë, informatat se çka ka ndodhur, transparencë, kjo është shumë e rëndësishme. E di që njerëzit ndjehen të tensionuar por mendoj se nuk ka arsye për të fryrë tensionet. Në fakt është e rëndësishme që jo vetëm liderët, por qytetarët të bëjnë çmos për të zvogëluar tensionet edhe të krijohet hapësirë që të gjithë të flasin me njëri tjetrin”, ka thënë O’Connell.
Në lidhje me takimin mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë më 29 prill në Berlin, ambasadori britanik tha se është iniciativë shumë e rëndësishme për procesin e ndërmarrë nga ana e qeverive gjermane dhe franceze.
Ai u shpreh se nuk pret marrëveshje finale menjëherë, por se një gjë e tillë mund të ndodhë gjatë këtij viti.
Sipas tij, me rëndësi është që marrëveshja të jetë e mirë, jo e shpejtë, e cila do të forcojë stabilitetin, të jetë në interes të të dyja palëve dhe të ketë përkrahjen e qytetarëve.
“Tash jemi në fazë kur në çdo takim pritet marrëveshje. Mendoj se duhet kohë për një proces të mirëfilltë dhe për të pasur pajtim nga të dy palët për një marrëveshje afatgjate mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk po presim marrëveshje tash, por mendoj se është iniciativë shumë e rëndësishme e qeverive gjermane dhe franceze…Shpresoj që ka mundësi, ka fokus ndërkombëtar, por çka do të ishte shumë e rëndësishme për ne, që marrëveshja të jetë e mirë, jo e shpejtë, të forcojë stabilitetin, të jetë në interes të të dyja palëve edhe të ketë përkrahjen e qytetarëve”, theksoi O’Connell.
Të tjera
-
Vdes ish kryetari i Pejës, Ali Lajçi
Gjatë ditës së sotme është ka vdekur ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi Lajmin ...
-
Abdixhiku me tubim përkrahës në Gjermani për kandidatin e CDU-së, David McAllllister
Është java e dytë, që Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubime me bashkatd...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë...
-
Të shtëna me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit
Para pak minutash ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes fshatit Llandovicë...
-
Rama: 54,721 turistë kanë vizituar muzetë kombëtarë në periudhën janar-mars 2024
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se sa turistë i pati sh...
-
Policia zbardhë detajet e fundit për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Mediat lokale publikojnë fotografi nga Shiroka e Suharekës ku humbën je*tën dy persona
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe mot...
-
Dy të vde kurit ishin bashkë në motor, dyshohet se i përkasin moshës së re
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Dy të vd ekur si pasojë e një aksidenti në mes të një motori dhe një veture në Shirokë të Suharekës
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Shtëpi, banesë, tokë, ara, pyje e livadhe, kjo është pasuria e drejtorit të Policisë së Kosovës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka një pasuri t...
-
Kjo është pasuria e ministrit Arben Vitia
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për ...
-
A ka marrëveshje mes VV-së dhe PDK-së, kështu përgjigjet Arben Gashi
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se ka q...