Sport

PSG e dënon Mbappen

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 15 March 2019

Kylian Mbappe është gjobitur ashtu siç ka ndodhur me Adrien Rabiot më 28 tetor të vitit të kaluar. Të dy lojtarë u paraqitën pak minuta me vonesë në diskutimin para ndeshjes me Marseille, që përfundoi 0-2 për PSG-në.

Ka qenë gazeta “L’Equipe” që ka zbuluar se Mbappe është gjobitur me 180 mijë euro, një gjobë që është pranuar nga vetë lojtari dhe të ardhurat që iu mbajtën nga paga shkuan për fondacionin e klubit.

Në atë ndeshjes Thomas Tuchel i dënoi të dy duke i lënë në stol, por Mbappe hyri në minutën e 62’-të dhe pas tre minutash në fushë shënoi golin e avantazhit, që më pas solli edhe fitoren. Ndërkohë që Rabiot zuri vendin e Di Maria-s në minutën e 80’-të.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera