Sport

Paralajmërohet Atletico, Juventusi shkatërron Udinesen me “yjet” në stol

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 09 March 2019

Juvenusi “ngroh motorët” para sfidës së kthimit me Atleticos në Torino, që mbetet më e rëndësishmja për bardhezinjtë në këtë pikë të sezonit. “Zonja e Vjetër” shkatërroi 4-1 Udineses, madje me shumë nga titullarët në stol, duke paralajmëruar “Los Colchoneros” që i pret “ferri” në “Allianz Stadium”.

Me Cristiano Ronaldon, Dybala, Mandzukicin, Chiellinin e Bonuccin në stol skenën e rrëmbeu Moise Kean, që realizoi dy golat e parë për bardhezinjtë në minutat 11’ dhe 39’.

Bardhezinjtë u shfaqën plot grinte dhe dëshirë, duke shënuar edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë me Emra Can dhe Matuidinë, ndërsa 5 minuta para fundit të kohës së rregullt friulanët shënuan golin e nderit me Lasagnan, që gjithsesi nuk mund ta ndryshonte fatin e këtij takimi, që i dominua në çdo aspekt nga ekipi i Allegrit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera