Champions, sot PSG-M. United dhe Porto-Roma
Autori: Gazeta inFokus
14:33 | 06 March 2019
Sot në mbrëmje luhen dy ndeshje të tjera të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve.
Në “Parkun e Princave” do të vihen përballë Paris Saint Germain dhe Manchester United. Skuadra kampione e Francës ka avantazhin e fitores 2-0 të arritur në “Old Trafford” përpara 3 javësh dhe duket favorite për të kaluar në çerekfinale. Në krahun tjetër, te “Djajtë e Kuq” trajneri Solskjaer po përballet me mungesa të shumta.
Pogba nuk luan në këtë sfidë për shkak pezullimi, ndërkohë që 9 lojtarë të tjerë, mes të cilëve Mata, Martial e Sanchez janë jashtë kësaj sfide për shkak të problemeve fizike.
Ndeshja tjetër e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampioneve është ajo që do të luhet në “Do Dragao” mes Portos dhe Romës. Verdhekuqtë kanë fituar sfidën e parë me rezultatin 2-1, por çështja e kualifikimit për në çerekfinale është e hapur pikërisht për shkak të golit në fushë kundërshtare të shënuar nga skuadra portugeze.
Roma nuk do të ketë në dispozicion Under dhe Pastore, por rifiton Manolas, i cili i kaloi problemet me stomakun që iu shfaqën përpara derbit me Lazion. Ndërsa te Porto, Conceicao do të ketë në dispozicion Maregën që do të luajë në sulm përkrah Otavios dhe Brahimit.
Si Porto ashtu edhe Roma vijnë në këtë ndeshje pas dy humbjeve të rënda të pësuara në kampionatet respektive ndaj Benficas dhe Lazios, kështu që në këtë ndeshje do të kërkojnë të lënë gjithçka pas krahëve.

T� tjera
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
-
Tensionohet situata pranë Kuvendit të Shqipërisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë
Situata pranë Kryesisë së Kuvendit në Tiranë është tensionuar sonte, ndërsa f...
-
Kurti përgëzon futbollistët për lojën kundër Izraelit: Mund të fitonim nëse s’ndëshkoheshim me të kuq, por koha s’kthehet prapa
Kryeministri i vendit, ka përgëzuar lojtarët e kombëtares së Kosovës për ‘’lo...

































