LVV: Për një vit 1496 gra kanë qenë viktima të dhunës
Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 02 March 2019
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se situata e grave në vendin tonë, dallon prej situatës së gjithsecilit grup shoqëror dhe kjo për disa arsye, përcjell inFokus.
“Së pari, ato nuk janë një shumë numerike lehtësisht e izolueshme, por përbëjnë gjysmën e popullsisë. Së dyti, roli i tyre në shoqërinë tonë është themelor dhe i pazëvendësueshëm”, thotë LVV.
Njoftimi i plotë i LVV-së:
Situata e grave në vendin tonë, dallon prej situatës së gjithsecilit grup shoqëror dhe kjo për disa arsye. Së pari, ato nuk janë një shumë numerike lehtësisht e izolueshme, por përbëjnë gjysmën e popullsisë. Së dyti, roli i tyre në shoqërinë tonë është themelor dhe i pazëvendësueshëm. Dhe së treti, me gjithë rëndësinë që kanë për shoqërinë dhe jetën në këtë vend ato janë më të margjinalizuarat në rolet e tyre ekonomike e politike. Sot kemi gra amvise që punojnë e mbajnë një familje prej më shumë se pesë anëtaresh, e që për këtë punën të shumëfishtë, nga shteti fillojnë të kompensohet tek në moshën 65 vjeçare me një shumë simbolike, kjo është e papranueshme.
Situata e grave është e dallueshme nga ajo e secilit grupi tjetër shoqëror edhe për një arsye që tek së fundi ka filluar të marrë më shumë vëmendje e që lidhet me dhunën që ushtrohet ndaj tyre. 1496 raste të viktimave të dhunës i kemi vetëm brenda një viti, e këtu sa e sa thirrje të tjera e raste të raportuara – thirrje të humbura që e lënë mbrapa atë shifër. Nga shteti dhe institucionet vendore përveç se nuk kemi ndonjë masë, kemi edhe përpjekje aktive për mbylljen e strehimoreve për gra, nën arsyetimin e disa faturave të energjisë apo ndonjë shërbimi tjetër. Pra, një faturë të pambarimtë për to. Kjo është e palejueshme. Në këtë situatë ku secili ka një peshë të veten, aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! vendosën ta përcjellin një kumtim të vjetër, të shkruar nga njëra prej aktivisteve që e shtruan përvojën e parë të barazisë mes një transformimi shoqëror dhe politik – Roza Luksemb urgu – që edhe tha “kush nuk lëvizë nuk ndien prangat.” Po nuk lëvizëm bashkarisht, si burra ashtu edhe gra, drejt një situate ku ka më shumë barazi e drejtësi shoqërore, atëherë do ngecim për kohë të gjatë në këtë qetësi të prangave që nuk bëjnë zë – as për faturat që na ngarkohen, e as për borxhet që kemi.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...