Haradinaj: Taksa nuk hiqet, nuk i dorëzohem as Rusisë as Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 01 March 2019
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur përsëri për taksën që ka vendosur Kosova ndaj Serbisë. Ai ka treguar se kjo taksë nuk do të hiqet derisa Serbia ta njeh Kosovën si shtet. Haradinaj ka thënë se nuk i dorëzohet Serbisë e Rusisë. Thotë se nga Amerika po kërkon një “kontratë të sigurisë”, e pastaj të hiqet taksa, përcjell inFokus.
Kryeministri i Kosovës ka theksuar edhe njëherë se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet.
“Nuk i dorëzohem as Rusisë as Serbisë, jemi nda me luftë me ta. Pra edhe Amerika duhet të na kuptoj se ne me Serbinë jemi nda në luftë. Ne kemi viktima të shumta nga lufta që kemi bërë me Serbinë” ka thënë Haradinaj në RTK.
“Pse duhet të hiqet taksa. Ne duhet ta kemi një kontratë e me pastaj të hiqet taksa. Nuk mundem me ec përpara pa e pa se çfarë marrëveshje duhet të kemi”, thotë shefi i qeverisë së Kosovës.
Ai ka treguar se nuk e dinë se çfarë do të ndodh pasi të hiqet taksa.
“Nuk e dimë ende se çfarë po na ofrojnë Amerika. Nuk e dimë se çka do të ndodh pasi të hiqet taksa. Taksa nuk hiqet. Ajo hiqet vetëm kur të na njoh Serbia’, tha Haradinaj.
Sipas Haradinajt, taksa nuk rrezikon raportet me SHBA’në.
“Mendoj që i kemi disa sfida në marrëdhëniet tona me SHBA’në. Por Kosova kurrë nuk do të jetë antiamerikane. Unë jam me SHBA’në në çdo temë të botës, por sa i përket Kosovës dhe Serbisë, unë jam palë, me të cilën jam ndarë prej luftës. Kjo nuk i rrezikon raportet. Kërkesa e SHBA’së është pezullimi. Asnjë veprim i yni nuk është bilateral me SHBA’në, asnjë gabim nuk e kemi bërë”, ka thënë Haradinaj.
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...