Tërmkolli: Taksa nuk do t’i ndalë bisedimet me Serbinë, vetëm do t’i shtyjë ato
Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 28 February 2019
Deputetja nga radhët e LDK-ës, Melihate Tërmkolli ka folur rreth taksës që Kosova ka vënë në produktet që vijnë nga Serbia e Bosnje Hercegovina dhe për deklaratën e Kryeministrit Haradinaj.
Sipas Tërmkollit, deklarata e kryeministrit se e heqë taksën “sikur ta dinim kontratën e bisedimeve dhe dialogut, nëse kemi një kontratë për njohjen e Kosovës në kufijtë ekzistues”, është veҁ një deklaratë që shpërfaqë një politikë me dy biga, e zhvilluar pothuaj edhe nga të gjithë përfaqësuesit politik e shtetëror të vendit tonë.
“Kryeministri për t’i ditur këto ҁështje që i ka shtruar është dashtë të jetë në krye të bisedimeve, si kompetencë të cilën ia mundëson Kushtetuta e vendit. Kryeministri hoqi dorë vullnetarisht nga kryesimi i bisedimeve dhe nga pjesëmarrja në to duke e deklaruar si kompetent për bisedime Presidentin e vendit. Por pasojat shkojnë përtej raporteve President-Kryeministër ose kushdo qoftë Taksa, siҁ është e ditur, nuk e sjell njohjen e Kosovës nga Serbia”, ka thënë ajo.
Po ashtu ajo tha se vënia e taksës për produktet e Serbisë me krejt efektet pozitive të momentit, solli dy të këqija të mëdha.
“Primitivizmi politik dhe mungesa e sensit kohorë për veprime e vendime, qofshin edhe të drejta në një pikëpamje, po kthehet bumerang i madh për interesat tona kombëtare. Taksa tashmë nuk paraqet një masë kundër Serbisë, edhe ashtu “asnjë” produkt i Serbisë nuk po mungon në tregun e Kosovës. Pushteti duhet ta dijë si dhe pse po ndodhë kjo. Taksa nuk do t’i ndalë bisedimet, vetëm do t’i shtyjë ato duke krijuar një situatë kontradiktore dhe tragjikomike për ne. Sa është e dëmshme ngutia e Presidentit të Kosovës për një marrëveshje me Serbinë, tani po aq e dëmshme del vonesa në pezullimin e taksës”, ka thënë ajo.
Tërmkolli ka shtuar se përfitues po del të jetë vetëm Serbia.
“Taksa nuk është tashmë vetëm zbehje e raporteve me SHBA, por afër një konfrontimi të hapur politik. Ҫfarë absurdi! Përtej absurdit! Gjithҁka përtej absurdit paraqet rrezikshmëri të nivelit të lartë për shtetin dhe popullin tonë. Ne edhe mund të mos pajtohemi me ndonjë qëndrim, qoftë edhe nga ato që vijnë nga SHBA-të, por në një shtet me politikanë serioz dhe të interesuar për interesa të vendit, gjithnjë ekzistojnë mënyra dhe mekanizma për të shprehur mospajtimet dhe për të gjetur zgjidhje. Shteti dhe kufijtë e Kosovës mbrohen vetëm në bashkëpunim të ngushtë, në radhë të parë me SHBA-të dhe vendet tjera mike e partnere si Gjermania, Britania e Madhe etj. Para së gjithash, shteti ynë dhe kufijtë mbrohen me unitet politik të brendshëm. Ky unitet po mungon për shkak të pangopshmërisë për pushtet, fatkeqësisht nga të gjithë, pozitë e opozitë. Nuk e mësuam asnjëherë se pushteti politik nuk është gjithҁka në këtë botë. Prandaj po pësojmë aq shumë”, ka përfunduar ajo.
Të tjera
-
Dënohet me 24 vite burgim i akuzuari për dhünimin e një 14 vjeçareje në Prizren
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të akuzuarin E.G me 24 vite burgim p...
-
LDK: Rënia në indeksin e lirisë së shtypit një alarm që duhet të na mobilizojë të gjithëve
Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të...
-
Ambasada amerikane: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Prishtinë thotë...
-
Krasniqi pas raportit të RFS-së: Qeveria ta ndërpresë cenimin dhe përndjekjen e gazetarëve dhe mediave të lira
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka ...
-
Lirohet nga akuza për vra*je në tentativë, rasti kishte ndodhur në vitin 2000
Gjykata Themelore në Gjakovë e ka liruar Sheremet Bajramin nga akuza për vras...
-
Ramush Haradinaj: Qëndrojmë krah medias
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reagura pa...
-
Këshilli i Mediave të Shkruara i shqetësuar me regresin e Kosovës në indeksin e Reporterëve pa Kufij
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka reaguar për regresin e Kosovës n...
-
Regresi në lirinë e mediave, Rohde: Rënie alarmante, mediat duhet të mbrohen e jo të kontrollohen
Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organi...
-
Kërkesa e kahmotshme: Komuna e Zveçanit siguron transport për nxënësit
Komuna e Zveçanit ka siguruar transport për nxënësit e arsimit fillor dhe të ...
-
Reporterët pa Kufij për Serbinë: Gazetarët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të nxitura nga përfaqësuesit më të lartë të qeverisë
Liria e medias në Serbi është në nivelin më të ulët që nga lansimi i Indeksit...
-
Flutura Kusari për raportin e Reporterëve pa Kufij: Njollë e zezë në historinë e re të Kosovës
Kosova ka shënuar një rënie prej 19 vendesh në Indeksin vjetor për Lirinë e S...
-
Arrestohet një person, goditi me veturë disa gra në Graçanicë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gracanicë pasi dyshohet se ka god...