Sport

Mourinho e “dërgon” Hazard te gjigantët europianë: I talentuar për atë fanellë të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 25 February 2019

Ylli i Chelsea, Eden Hazard, ka talent dhe personalitet për të luajtur te gjigantët e La Liga-s, Real Madridi, sipas ish-trajnerit të tij, Jose Mourinho. 28-vjeçari zbuloi më parë, këtë muaj, se e kishte marrë një vendim për të ardhmen e tij, por nëse do të qëndrojë në “Stamford Bridge” apo do të largohet që aty, kjo mbetet ende e paqartë.

Ndërkombëtari belg është kontraktuar deri në vitin 2020 nga blutë e Londrës, por ka qenë vazhdimisht i lidhur me kalimin në “Santiago Bernabeu”. Mourinho, ish-trajneri i tij te Chelsea dhe ish-trajneri i Real Madridit, nuk është i sigurt se çfarë do të bëjë Hazard, por beson se sulmuesi është i aftë të luajë në “Santiago Bernabeu”:

“Ambicjet e Eden? Me siguri ka një dilemë, të luajë me Chelsea gjithë karrierën e tij, ose të shkojë te një gjigant si Real Madridi, – tha trajneri portugez për DAZN. – Unë nuk mund t’ju them se çfarë do të bëjë, sepse nuk kam biseduar me të prej një kohe të gjatë.

-Advertisement-

Le të flasim për talentin, ai e ka potencialin për të luajtur me Real Madridin. Hazard ka personalitetin e duhur që të veshë një fanellë të tillë të rëndë dhe të luajë para një tifozërie si ajo në “Bernabeu”. Hazard mbërriti te Chelsea nga Lille, në vitin 2012, dhe ka fituar aty dy tituj të Premier League dhe një “Europa League”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera